Fëmijët mund të përqafojnë sërish gjyshërit në Zvicër
Autoritetet zvicerane kanë thënë se tani është e sigurt që fëmijët nën moshën 10-vjeçare mund të përqafojnë gjyshërit e tyre, në kohën e pandemisë me koronavirus.
Shefi për Sëmundje Infektuese në Ministrinë e Shëndetësisë, Daniel Koch, ka thënë se shkencëtarët kanë vërtetuar që fëmijët e vegjël nuk bartin virusin.
Megjithatë, ai ka thënë se takimet mes tyre duhet të jenë të shkurtra.
“Fëmijët e vegjël nuk infektohen dhe nuk e bartin virusin. Ata nuk kanë receptorë për të marrë sëmundjen”, ka thënë ai.
Koch ka thënë edhe se shumë gjyshër “jetojnë për të parë nipat dhe mbesat” dhe kjo gjë është shumë e rëndësishme për shëndetin e tyre mendor.
Zvicra është një prej dhjetëra vendeve në Evropë që kanë filluar të lehtësojnë masat e tyre të izolimit.
Këtë javë janë lejuar që të hapen kopshtet dhe parukeritë, derisa shkollat dhe dyqanet tjera që shesin produkte jo të domosdoshme do të mund të rihapen në dy javë.
Personazhet e çative të Pragës
Me pjesën më të madhe të botës të mbyllur për udhëtim, për shkak të pandemisë së koronavirusit, foto-reporteri i Radios Evropa e Lirë, Amos Chapple, ka eksploruar Pragën dhe personazhet e çative të saj, që me shekuj qëndrojnë "të izoluar" mbi rrugët e lashta të qytetit.
Parlamenti serb nis punën me maska, doreza e mburoja
Ligjvënësit serbë janë mbledhur të martën në mbledhjen e parë parlamentare, prej kur Serbia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për ta luftuar koronavirusin e ri. Brenda parlamentit janë instaluar mburoja plastike, për t’i mbrojtur deputetët në Beograd. Ata kanë diskutuar projektligjin për ratifikim të gjendjes të jashtëzakonshme, pas dekretit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
90 minutat e "ikjes" nga izolimi
Jusuf Islami është “bloger” nga Prishtina. Që nga shfaqja e pandemisë së koronavirusit ai është shumë aktiv në rrjete sociale, duke publikuar fotografi dhe video të pasioneve të tij: vrapimit dhe gatimit. Ai ka disa këshilla të rëndësishme për të mos shtuar peshë nga mungesa e aktivitetit fizik në kohën e pandemisë.