Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
17:48 5.5.2020

Një mbrëmje ndryshe e kostumeve në Nju Jork

Mbrëmja më e famshme e kostumeve në Nju Jork është anuluar këtë vit për shkak të koronavirusit, mirëpo kjo nuk i ka ndalur personalitetet e njohura që të mos festojnë ndryshe këtë natë.

Kjo ngjarje vjetore, organizohet me qëllim të mbledhjes së fondeve për Institutin e Kostumeve në Muzeun Metropolitan të Arteve në qytetin e Nju Jorkut.

Zakonisht në këtë mbrëmje janë parë yjet si Lady Gaga, Billy Porter dhe Katy Perry me veshje të pazakonshme.

Ndonëse në izolim, aktoret si Julia Roberts dhe Amanda Seyfried janë veshur me fustane që do të mund të vishnin këtë vit dhe janë fotografuar nga ambientet e vendbanimeve të tyre.

 

18:26 5.5.2020

 

A mendoni se është e mjaftueshme vlera e Pakos Emergjente Fiskale të miratuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës?

 

18:32 5.5.2020

Mbretëria e Bashkuar, vendi i dytë me më së shumti viktima nga Covid-19

Deri më sot, Italia ka qenë shteti me më së shumti viktima në Evropë si pasojë e koronavirusit, dhe e dyta në botë pas Shteteve të Bashkuara.

Por pas raportimeve se 29,427 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi në Mbretërinë e Bashkuar, në krahasim me 29,315 sa janë në Itali, Britania tani ka tejkaluar territorin italian për nga numri i viktimave.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, ka thënë se vetëm në 24 orët e fundit në Britani janë regjistruar 693 vdekje të reja.

19:12 5.5.2020

Zyrtari gjerman: Pushimet e verës jashtë shtetit, “të mundshme”

Shefi për turizëm në Gjermani, Komisionari Thomas Bareiss ka thënë se gjermanët ndoshta do të mund të kryejnë pushimet verore jashtë shtetit.

Bareiss ka thënë për të përditshmen, Der Tagesspiegel se nëse pandemia me koronavirus është nën kontroll, njerëzit do të shkojnë diku jashtë shtetit për pushime.

Ai ka thënë se Gjermania ka qenë duke negociuar me kombet tjera rreth pushimeve të verës.

Qeveritë evropiane janë duke shqyrtuar një varg mundësish për të bërë të mundur periudhën e pushimeve.

Më shumë se 100,000 persona është konfirmuar të kenë vdekur si pasojë e koronavirusit në Evropë.

Mirëpo të dhënat e fundit tregojnë se shtetet e goditura më së keqi nga ky virus: Franca, Italia dhe Spanja, kanë kaluar pikun e shpërthimit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron u ka thënë të martën gazetarëve se “ende është shumë herët për të kuptuar nëse do të kemi pushime” dhe se kjo gjë do të qartësohet në fund të muajit qershor.

“Ajo çfarë mund të them është se do të kufizojmë udhëtimin e madh ndërkombëtar, edhe gjatë muajve të verës. Ne do të qëndrojmë brenda Evropës dhe varësisht prej shkallës së pandemisë, do të mund ta zvogëlojmë perimetrin edhe pak më shumë”, ka thënë ai.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG