Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Zaev optimist për zgjidhjen e kontestit me Greqinë


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë një adresimi për media

Zhvillimet rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve kanë lënë në hije kontestin kryesor që ka Maqedonia me Greqinë për çështjen e emrit, nga zgjidhja e të cilit varet e ardhmja evropiane e vendit. Megjithatë, debati pritet të rikthehet, pasi në fund të javës në Maqedoni pritet të arrijë në një vizitë shumë të rëndësishme, shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, së bashku me propozimin e Qeverisë greke për zgjidhjen e kontestit.

Jozyrtarisht bëhet e ditur se Athina si zgjidhje të mundshme do të propozojë emrin Maqedonia e Epërme apo Maqedonia e Re, për përdorim të përgjithshëm dhe në gjuhën maqedonase, apo sllave, siç thuhet se do të qëndroj në pakon e palës greke, e cila do të përfshijë edhe kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës.

"Bie Aleksandri i Madh"
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:08:50 0:00

Pala maqedonase në pritje të kësaj vizite, nuk ka komentuar asgjë duke ngelur në qëndrimet e mëparshme se zgjidhja nuk duhet të përfshijë ndryshimin e Kushtetutës dhe se emri i ri, gjatë përdorimit ndërkombëtar, duhet të përkthehet në anglisht.

“Unë besoj se është e mundur që të ketë zgjidhje. Jam optimist, por vetëm nëse mbajmë llogari për dinjitetin dhe identitetin. Për mua është më rëndësi se si këtë do ta presë opinioni grek, se a do të pranohet nga institucionet e tyre. Unë nuk e di se si do të pranohet propozimi i tyre nga ana jonë dhe si do të kalojë në institucionet tona. Besoj se mund të bëhet një hap, ndoshta jo hapi final i zgjidhjes së problemit, por mirë është të bëhet një hap drejt arritjes së zgjidhjes. Ne duan që zgjidhja të arrihet gjatë kësaj vere”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ndërkohë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas ambasadorit amerikan në Shkup Jess Baily, me vëmendje po përcjellin procesin e bisedimeve dhe besojnë në arritjen e një zgjidhjeje të shpejt mes Shkupit dhe Athinës.

“Procesin po e ndjekim nga afër. Maqedonia dhe Greqia janë miq dhe aleatë të SHBA-së dhe ne shpresojmë se do të arrijnë zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit, që do të ndihmonte dy vendet dhe rajonin”, ka deklaruar ambasadori Baily, duke theksuar se ky mesazh i është përcjell autoriteteve edhe gjatë vizitës në Shkup të ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Wess Mitchell.

Ekspertët nga ana tjetër nuk besojnë se kontesti mes dy vendeve mund të zgjidhje pa një ndërhyrje të fuqishme nga jashtë. Selim Ibrahimi, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i Qendrës për Zhvillim dhe Studime të Sigurisë, thotë se bazuar nga përvoja e deritanishme, Athina vështirë se do të lëshojë pe pa siguruar edhe ndonjë mbështetje apo përfitim nga Bashkimi Evropian. Ai gjithashtu si shumë të rëndësishme e vlerëson edhe kyçjen e administratës amerikane.

“Varet se çfarë lëshimet do të bëjë bashkësia ndërkombëtare ndaj Greqisë që të ketë një sjellje më të mirë ndaj Shkupit. Tani siç dihet bisedimet diplomatike janë tepër komplekse dhe sigurisht që të dyja palët dëshirojnë të përfitojnë nga negociatat. Por, vlerësoj se është në interesin e Maqedonisë që ky kontest të zgjidhet. Mendoj se SHBA-ja, nëse dëshirojnë mund t’i jap fund këtij kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë, por e gjithë kjo varet nga administrata amerikane se sa është e përkushtuar që Ballkani të jetë i qetë dhe pa trazira”, thotë Ibrahimi.

Si shprehje të vullnetit të mirë dhe të përkushtimit për zgjidhjen e kontestit, Maqedonia së fundmi ka ndërruar emrat e autostradës dhe aeroportit të Shkupit, që mbanin emrin e Aleksandrit të Madh, heroit të të dyja vendeve. Këto hapa janë përshëndetur nga Greqia, por Athina zyrtare ka thënë se duhen edhe veprime tjera për të dëshmuar se Shkupi ka hequr dorë nga politika irredentiste, apo se nuk ka pretendime ndaj territorit të saj verior, që mban emrin Maqedoni.

XS
SM
MD
LG