Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Gjashtëmbëdhjetëvjeçarja Milla Mihajlloviq, nga Kosova qendrore, përpiqet të luftojë për një pozitë më të mirë për gratë. Gjimnazistja shkruan edhe poezi, të cilat, siç thotë, i përdor si mjet për bashkëpunim më të mirë multietnik në Kosovë.
Kosova dhe Serbia më 21 prill dështuan të arrijnë një marrëveshje në Bruksel për targat e automjeteve. Por, ky fakt nuk e pengoi lëvizjen e lirë të qytetarëve nga të dyja anët. Çdo veturë nga Serbia që futet në Kosovë dhe anasjelltas, vazhdon t’i mbulojë simbolet shtetërore në targat automjeteve.
E frymëzuar nga fëmijëria e saj dhe trashëgimia familjare, Urma Menekshe po ua mëson gjuhën rome fëmijëve të këtij komuniteti në Prizren. Duke qenë e vetme në këtë rol, ajo thotë se për këtë gjuhë duhet të ketë më shumë orë mësimore dhe më shumë mësues në gjithë Kosovën.
Marrja e një vize të nevojshme për udhëtim në Evropë, një qytetari të Kosovës i kushton qindra euro dhe deri në disa muaj kohë. Radio Evropa e Lirë e ka dokumentuar procesin e mbledhjes së dokumenteve dhe aplikimin për vizë turistike në shtetin e Zvicrës deri te rezultati final i këtij aplikimi.
Të premten, më 8 prill, mijëra punëtorë të sektorit publik protestuan para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rritje të pagave, zbatim të Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe njohje të kontributit të viteve ’90.
Gjenerali i pensionuar amerikan, David Petraeus, ka vlerësuar se Ukraina mund ta mposhtë Rusinë. Ish-shefi i CIA-s ka thënë se zvarritja e luftës në Ukrainë do të shoqërohej me çrregullim të sistemit global të ushqimeve. Petraeus ka parashikuar që fundi i luftës do të jetë një zgjidhje e negociuar.
Yana Nikolaenko me dy djemtë, Timurin dhe Nikitan, si dhe me nënën e saj, Nataliyan, udhëtuan me javë të tëra për t'u larguar nga luftimet në qytetin e tyre Buça të Ukrainës.
Serbët në Kosovë protestuan në Mitrovicë të Veriut dhe Graçanicë më 25 mars, për të kundërshtuar vendimin e autoriteteve të Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare serbe në Kosovë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, u mbajtën marshe kundër dhunës ndaj grave. Motoja e protestës së përvitshme “Marshojmë S’festojmë” ishte “Drejtësi për gratë e vrara”. Sipas organizatorëve të këtij marshi protestues, nga viti 2010, 48 gra janë vrarë nga
Në shenjë solidariteti me Ukrainën, qindra qytetarë në Prishtinë më 2 mars morën pjesë në një meshë në Katedralen “Nënë Tereza”. Ata u lutën për paqe dhe dhënie fund të luftës.
Qytetarë të Kosovës u mblodhën të enjten në qendër të Prishtinës për të parë parakalimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës. Parada u organizua për të shënuar përvjetorin e 14-të të pavarësisë së Kosovës.
Disa qytetarë të anketuar në Prishtinë nga Radio Evropa e Lirë shprehen të shqetësuar me shtrenjtimin e produkteve të konsumit. Ata thonë se vërejnë rritje çmimesh nga qumështi e buka deri te specat e patatet.
Maxim Kirchev, shqiptar nga Ukraina, tregon për Radion Evropa e Lirë se shqiptarët që jetojnë në këtë shtet flasin gjuhën e vjetër shqipe.
Në vitin 2011, Sadete Bucolli - Gërbeshi kishte vendosur të futej në biznes, duke hapur çerdhen e parë në Lagjen e Vreshtave në Prishtinë. Sot, ajo ka në pronësi katër çerdhe, në të cilat ka arritur të punësojë më shumë se tridhjetë gra.
Kamera të dy kompanive kineze të sanksionuara nga SHBA-ja janë të vendosura në ndërtesa të ndryshme në Prishtinë - nga Qeveria e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit e deri te sheshet e kryeqytetit.
Ndonëse një prej atraksioneve kryesore turistike në Kosovë, qendra e skijimit në Brezovicë ka humbur shumë vizitorë. Atje nuk ka filluar ende sezoni i skijimit, pasi nuk është aktivizuar teleferiku.
Një robot që monitoron cilësinë e tokave bujqësore dhe mund të ndihmojë cilësinë dhe rendimentin e prodhimeve bujqësore po zhvillohet nga një grup i të rinjve në Prishtinë. Studiues të fushës së robotikës në Kosovë thonë se kjo fushë me shumë potencial ka nevojë për investime.
Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi, ka nisur në vitin 2017 një projekt për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë. Projektin e saj e ndali pandemia e COVID-19, por aktualisht ajo është duke u përgatitur që të rikthehet në Nepal për të ngjitur një maje tjetër me mbi 8,000 metra lartësi mbidetare.
Në Kosovë janë të regjistruara dhjetëra biznese që kryejnë shërbime postare. Ndër to janë edhe 45 posta të shpejta, të cilat dërgojnë porosi në adresat e qytetarëve. Shumica e tyre janë hapur pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, pranverën e vitit 2020.
Shfaq më shumë