Kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Një zyrtare e Policisë së Kosovës në Gjilan ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Prokuroria Themelore ka njoftuar se policja me inicialet V.B, kishte përdorur armën zyrtare, por nuk ka bërë të ditur detajet e motivit të vrasjeve.
Janë bërë 12 vjet prej se Kosova shpalli pavarësinë dhe qytetarët mbesin të ndarë sa i takon ndjenjës që ata kanë për flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të shtetit të Kosovës.
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Gjatë leximit të aktakuzës Prokurori Special, Blerim Isufaj, tha se të akuzuarit kanë vepruar si grup i organizuar kriminal
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar se reciprociteti, të cilin ne e duam është reciprocitet, që shprehet në aspektin ekonomik e tregtar dhe politik, ashtu siç është shkruar në rezolutën e 7 dhjetorit 2011 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, gjatë vizitës në Kosovë tha se Bashkimi Evropian është i përkushtuar që të lehtësojë arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas arritjes së marrëveshjes për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë - Beograd është paralajmëruar se shumë shpejt mund të arrihet edhe një marrëveshje e re - këtë herë për të jetësuar linjën hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo linjë ka funksionuar vite më parë, por ka ndaluar së funksionuari që
Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtorë pjesëtarët e grupit “Syri i Popullit”. Dënimet e tyre variojnë nga 2 deri në12 vjet burgim. Murat Jashari, që tentoi të vriste avokatin Azem Vallasi, u dënua me 10 vjet burgim, por ai këtë periudhë do ta kalojë në institucione shëndetësore.
Në shumë liqene të Kosovës që përdoren për ujë të pijshëm, derdhen ujërat e zeza të banorëve që jetojnë përreth. Një plan i fundit për ndërtimin e një lagjeje banimi afër Liqenit të Badovcit, në periferi të Prishtinës, ka shkaktuar pakënaqësi te pjesëtarët e shoqërisë civile që thonë se liqeni do të
Kosova u bë vendi i parë që ka kthyer 110 qytetarë të saj nga Siria, por integrimi i tyre vazhdon të mbetet sfidë për institucionet. Edhe gjatë vitit 2020 prokuroritë dhe gjykatat në Kosovë do të merren me gratë dhe burrat që akuzohen për pjesëmarrje në luftëra të huaja.
Karaktere të filmave të animuar si Supermeni, Betmeni dhe Spajdermeni u lëshuan me litarë nga objekti i Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke sjellë gëzim te fëmijët e shtrirë në këtë klinikë.
Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur mesha e Krishtlindjes, e cila u udhëhoq nga Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, i cili bëri thirrje për dashuri dhe paqe, dhe krijim të institucioneve të reja të Kosovës. Gjithashtu, në sheshet e Prishtinës është kremtuar kjo festë, ku ishin
Eksperti ndërkombëtar për terrorizimin, Adrian Shtuni, thotë se kthimi i 110 kosovarëve ishte veprim i drejtë i institucioneve të Kosovës, por ai beson se procesi i integrimit dhe rehabilitimit të të kthyerve do të jetë sfidë mjaft e rëndë për institucionet kosovare.
Komuna e Kamenicës i ka mbyllur pesë shkolla në disa fshatra të thella, ku klasat kanë pasur pak nxënës. Kryetari i kësaj komune është akuzuar se po ua ndalon shkollimin fëmijëve, por ai thotë se transportimi i fëmijëve në shkolla më të mëdha, do ta rrisë cilësinë.
Më shumë se 45 milionë kilogramë të llojeve të ndryshme të mishit të gjedhit, pulës dhe derrit futen në Kosovë çdo vit, pasi prodhimi i mishit në Kosovë nuk e përmbush as gjysmën e nevojave të tregut.
Më shumë se 1,500 nxënës të shkollave fillore në Komunën e Vitisë janë të rrezikuar nga uji i kontaminuar i puseve, nga të cilat furnizohen shkollat, në mungesë të ujësjellësit.
Dhjetëra ndërtesa e qindra banesa janë shkatërruar në Durrës, pas tërmetit që goditi këtë zonë, e që si pasojë vdiqën mbi 50 persona dhe u lënduan mbi 700. Mijëra qytetarë janë të pastrehë dhe nuk kanë ku të shkojnë, pasi banesat apo shtëpitë e tyre u shkatërruan.
Nazif Muçi nga Durrësi, deri ditën kur tërmeti goditi këtë qytet, kishte 5 kolegë të punës në kafiteri. Nga frika, ata të gjithë janë larguar dhe ai po shërben i vetëm.
Shumë qytetarë të Durrësit, të cilëve u janë dëmtuar banesat dhe shtëpitë nga tërmeti, i cili la të vdekur mbi 50 persona, ka disa ditë që janë duke fjetur në veturat e tyre.
Pas tërmeteve që kanë goditur edhe Laçin, të paktë janë banorët që nuk janë larguar nga kjo zonë. Disa familje janë duke jetuar së bashku në një garazhë dhe nuk duan të shkojnë në ndonjë vend tjetër.
Shfaq më shumë