Presidenti armen, Serzh Sarkisian, dhe ai turk, Abdullah Gyl, ndoqën për së afërmi ndeshjen Turqi-Armeni, e cila u zhvillua pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes historike mes dy vendeve.
Në Prishtinë, është vendosur shtatorja e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, në kuadër të përgatitjeve për përurimin e saj.
Zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë në Iran kanë bërë të ditur se tre të arrestuarve në përleshjet pas zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit, u është shqiptuar dënimi me vdekje.
Herta Mueller, më 8 tetor, fitoi Çmimin Nobel për Letërsi. Në vitin 1999, Mueller, prindërit e së cilës vinin nga pakica gjermanofolëse në Rumani, ka folur për Radion Evropa e Lirë, për jetën nën diktaturën e Çausheskut dhe për luftën në Kosovë.
”Shpresoj që shpejt do të vendosen marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Maqedonisë e Kosovës. Ato janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën në shumë dimensione”, i tha Radios Evropa e Lirë, ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker.
“Disa nga detyrat, me të cilat përballemi, nuk do të përfundojnë gjatë presidencës sime. Por, jam i bindur se sfidat do të realizohen për aq kohë sa pranojmë se ato nuk do të realizohen nga një njeri apo nga një komb i vetëm”, tha presidenti amerikan Barak Obama.
Diplomatë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara pritet që sot të takohen me politikanë nga Bosnja e Hercegovina, në përpjekje për të ndihmuar uljen e tensioneve politike dhe ecjen drejt integrimeve evropiane.
Armenët kundërshtojnë nënshkrimin e paralajmëruar të një marrëveshjeje me Turqinë, e cila synon rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Jerevanit dhe Ankarasë zyrtare.
Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë vendosi të shpërndajë redaksinë që hartoi Enciklopedinë tepër kontestuese për shqiptarët, si dhe sanksionoi formimin e një redaksie të re, që do të bëjë korrigjimet kontestuese të kësaj vepre.
Kanë kaluar tre vjet nga vrasja e gazetares ruse, Ana Politkovskaja, e cila njihej si një kritike e pakompromis ndaj presidentit të atëhershëm rus, Vladimir Putin. Vrasja e saj mbetet ende e pazbardhur.
Shtetet e Bashkuara duhet të mbeten të fokusuara në luftën kundër Al Kaidës dhe grupeve të tjera terroriste, tha presidenti amerikan. Bashkëpunimi me vendet aleate është element kyç në luftën kundër terrorizmit, theksoi Barak Obama.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ftuar nga homologu i tij, Hashim Thaçi, po zhvillon një vizitë dyditore në Republikën e Kosovës, të parën pas shpalljes së pavarësisë.
Tre shkencëtarë janë shpërblyer sivjet me Çmimin Nobel për Fizikë për punën e tyre në fijet optike dhe teknologjinë e fotografisë digjitale. Çmimi i sotëm kap shumën prej 1.4 milion dollarësh.
Çmimi Nobel për Mjekësi iu nda tre shkencëtarëve në Shtetet e Bashkuara, për punën e tyre mbi enzimat. Çmimi u shpall të hënën nga Fondacioni Nobel në Institutin Karolinska në Suedi.
Emri dhe fotografia e Stalinit, që dikur stolisnin muret e metrove moskovite, u zhdukën gjatë epokës së de-Stanilizimit në vitet '50. Tani, Stalini rishfaqet nën tokë, njësoj si reputacioni i tij që ka filluar të rikthehet në mbarë Rusinë.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Mohamed el Baradei, tha se inspektorëve të agjencisë u është mundësuar qasja në uzinën e re për pasurimin e uraniumit në Iran.
Kina ka shënuar 60-vjetorin e regjimit komunist me një paradë masive ushtarake dhe marsh festiv nga më shumë se 100 mijë ushtarë dhe civilë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë sot ka reaguar ndaj Enciklopedisë së Maqedonisë, duke vlerësuar se “ky tentim i ri për falsifikimin e historisë nga ana e Qeverisë së IRJM-së, nuk befason”.
Shfaq më shumë