Operacionet e kërkim-shpëtimit për aeroplanin ushtarak rus të rrëzuar në Detin e Zi, po vazhdojnë. Me këtë aeroplan udhëtonin 92 pjesëtarë të spikatur të forcave të armatosura dhe një ansambël kulturor, për një koncert të Vitit të Ri në Siri.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka nënshkruar legjislacionin e ri, me të cilin konsiderohet se do të konsolidohet mbikëqyrja e transmetuesve joushtarakë të SHBA-së, duke i lënë ata në dorën e një shefi ekzekutiv të vetëm.
Personi për të cilin besohet se është i dyshuar për sulmin me kamion në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin është vrarë sot gjatë të shtënave në një lagje të qytetit verior italian, Milano, i ka thënë agjencisë Reuters një burim i sigurisë.
Ushtria e Sirisë thotë se ka rimarrë Aleppon në tërësi pasi grupi i fundit i luftëtarëve rebelë u evakuua.
Ambasadori rus që është vrarë në Turqi, gjatë kësaj jave do të varroset në një ceremoni që organizohet për heronj në Rusi.
Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Slavko Simiq, i ka bërë thirrje qeverisë dhe institucioneve të vendit që të “fillojnë me zbatimin e marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” dhe njëkohësisht ka kërkuar që, siç tha, “të mos kundërshtohet procesi i krijimit të Asociacionit”.
Turqia i ka informuar Shtetet e Bashkuara se beson se mbështetësit e klerikut mysliman, Fethullah Gylen, me seli në SHBA, ishin përgjegjës për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara.
Policia turke ka paraburgosur gjashtë persona në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, raportojnë mediat shtetërore në Turqi.
Grupi militant Shteti Islamik (IS) tha se një prej militantëve të tij ka kryer sulmin me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ku kanë mbetur të vrarë 12 veta.
Kolegji Zgjedhor i Shteteve të Bashkuara konfirmoi zgjedhjen e Donald Trumpit president.
Së paku 12 veta janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur, pasi një kamion është futur në një treg të Krishtlindjeve, në qendër të Berlinit, njoftoi policia gjermane.
Kolegji Zgjedhor i Shteteve të Bashkuara pritet të zgjedhë sot zyrtarisht republikanin Donald Trump në postin e presidentit. Votimi, zakonisht, është proces rutinor, por këtë vit zhvillohet në mesin e akuzave për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje.
Një senator republikan me ndikim, ka bërë thirrje që komisioni i cili do të hetojë se deri ku ka shkuar ndërhyrja ruse gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, të jetë i unifikuar.
Rrjeti social, Facebook, ka njoftuar fillimin e masave për të ndaluar përhapjen e lajmeve të rreme, si përgjigje ndaj presionit çdo herë në rritje për luftë kundër keqpërdorimeve që janë bërë gjatë fushatës presidenciale amerikane.
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se Rusia, Irani dhe Siria “kanë gjak në duart e tyre” nga betejat brutale të Aleppos, derisa është ankuar se nuk ka mundur ta ndalë gjakderdhjen në Siri, me gjithë përpjekjet disa vjeçare.
Kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka paralajmëruar se partia e tij nuk do të merr pjesë në rivotimin ne dy vendvotime nëse kjo vendoset nga KSHZ-ja dhe konfirmohet edhe nga Gjykata administrative dhe as nuk do të pranojë rezultatin e dalë në rivotimi që sipas vlerësimeve të para, VMRO-së do t’i merret një mandate në favor të LSDM-së.
Raportohet se të shtënat me armë në Alepo janë ndalur, derisa palët e ndryshme në konfliktin në Siri, janë pajtuar për një marrëveshje të re për evakuimin nga pjesa e fundit e qytetit Alepo, që ishte nën kontroll të kryengritësve.
Parlamenti Evropian ka votuar sot në favor të miratimit të mekanizmave për suspendimin e liberalizimit e vizave për shtetet të cilat gëzojnë këtë mundësi në raste të keqpërdorimeve të lëvizjes pa viza apo të rrezikut nga migrimi masiv.
Presidenti iranian, Hassan Rohani e ka telefonuar homologun e tij sirian, Bashar al Assad, që ta urojë për mundjen e forcave rebele në qytetin e Alepos. Për iranianët, beteja për këtë qytet është një fitore kundër Shteteve të Bashkuara.
Marrëveshja për evakuimin e luftëtarëve rebelë dhe civilëve nga Alepo duket se ka ngecur si pasojë e luftimeve të ashpra dhe granatimit që raportohet se po ndodhë në qytetin sirian.
Shfaq më shumë