Rrahman Osmani është operator i studios në byronë në Prishtinë të Radios Evropa e Lirë.
I organizuar për herë të parë në Kosovë, Kayak Fest, është hapur në pasditen e së premtes në Batllavë të Komunës së Podujevës. Organizatorët kanë thënë se qëllimi i këtij festivali është promovimi i kajakimit në Kosovë, sidomos te fëmijët.
Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës (PK) shënoi ceremoninë kryesore të shënimit të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Pjesëtarë të njësiteve të ndryshme të këtyre dy institucioneve parakaluan në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Autoshkolla, dyqane rrobash, artistë të tatuazheve, biznese që merren me shitjen e veturave dhe që kryejnë shërbime hidraulike. Të gjitha këto biznese të shpërndara nëpër qytetet e Kosovës mbajnë emrat e personaliteteve që 25 vjet më parë kishin pozita të larta politike.
Në Repartin e Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë, këtë muaj u bë përurimi i disa investimeve nëpërmjet një projekti për efiçiencë të energjisë. Investime të pjesshme u bënë edhe brenda repartit, por brenda gjendja nuk është aq e mirë.
Kosova duket se ka ndryshuar qëndrim dhe është e gatshme të shkruajë një draft-statut për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në këtë episod special të podkastit Libertas, një e mbijetuar e dhunës në familje rrëfen historinë e saj, nga vdekja e bashkëshortit e deri tek dhuna psikike e fizike që ia shkaktoi i ati saj.
Kryeministri i Kosovës thotë se nuk do të pranojë propozime lidhur me dinarin e që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së. Sa i takon çështjes së dialogut politik me Serbinë, ai thotë se ky proces ka ngecur te shkeljet që ia bën Serbia marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i tha Radios Evropa e Lirë se shteti i tij po heton për lidhjet e shtetit serb me sulmin në Banjskë të Zveçanit. Në këtë intervistë, emisari amerikan tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar propozimet për dinarin.
Dymbëdhjetë vjet më parë, Eta Morina ishte gazetare, një profesion që ajo e donte shumë. Por, jeta e saj ndryshoi pas vdekjes së vëllait, i cili kishte në pronësi një kompani në fushën e inxhinierisë.
Partia Socialdemokrate (PSD) protestoi të mërkurën e 29 nëntorit kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke hedhur bomba tymuese pranë një hoteli në Prishtinë, ku ajo po mbante takim me shoqërinë civile.
Duke qenë llojesh të ndryshme, drurët nëpër parqe e përgjatë rrugëve e shesheve në Prishtinë, i kanë dhënë një pamje të bukur plot ngjyra kryeqytetit të Kosovës këtë fund tetori. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Rrahman Osmani, ju sjell këto pamje të bukura të përmbledhura në një fotogaleri.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Kosova duhet të fillojë ta çojë përpara Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe “ky duhet të jetë ndër hapat e parë”.
Në Prishtinë po mbahet edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit dhe Arteve, Newborn Festival. Në këtë festival, me karakter garues, marrin pjesë rreth 350 performues nga nëntë shtete të ndryshme të botës.
Çdo vit, mijëra persona nga Kosova dhe e mbarë bota mblidhen në Prizren për të ndjekur nga afër Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, DokuFest.
Si pasojë e reshjeve të shiut fundjavën që shkoi (5 dhe 6 gusht), në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë shkaktuar dëme. Por, pavarësisht zotimeve se dëmet do të sanohen, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë.
Shfaq më shumë