Prishtina zyrtare shpreh keqardhje për zhvillimet në Maqedoni. Ndërsa u bëhet thirrje institucioneve e partive politike shqiptare që t'i ulin tensionet, liderët kosovarë thonë se konstituimi i institucioneve të reja duhet të respektojë votën e lirë të qytetarëve.
Opozita kosovare i hedh një pjesë të madhe të fajit qeverisë, për numrin e vendeve që kanë njohur Kosovën. Sipas opozitës, pritej të ketë një numër shumë më të madh të vendeve që do ta njihnin Kosovën e pavarur.
Kosova preferon që mandati i UNMIK-ut të përfundojë dhe se nga kjo administratë të mbetet një prezencë krejt simbolike në përputhje me Rezolutën 1244, tha presidenti Fatmir Sejdiu, pas deklaratave të fundit të shefit të UNMIK-ut se EULEX-i mund të futet nën ombrellën e OKB-së.
"Vendorët e ndërkombëtarët të bëjnë veprime më konkrete, më të arsyeshme, më të vendosura, që ta vëmë kontrollin në tërë tërësinë territoriale të Kosovës", thotë Ramë Buja, nga Partia Demokratike e Kosovës.
"Sipas Kushtetutës së Kosovës, më 16 qershor, në Kosovë nuk ka mandat UNMIK-u dhe të gjitha kompetencat duhet të zhvendosen te institucionet kosovare", thotë në intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ibrahim Makolli, nga Aleanca Kosova e Re.
Pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale të Serbisë edhe në Kosovë, paralajmërohet konstituimi i organeve serbe në veri. Këtë e konfirmoi edhe ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, i cili po qëndron në Kosovë.
Ligji për festat në Kosovë njeh si festa zyrtare 17 Shkurtin dhe 9 Prillin, derisa festat e kërkuara nga deputetët, janë përfshirë si festa memoriale. 28 Nëntori, që njihej si Dita e Flamurit, është shndërruar në Ditën e Shqiptarëve.
Komisioni ‘ad hoc’ nuk ka arritur konsensus për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për festat zyrtare. Grupet parlamentare nuk kanë ndryshuar qëndrimin lidhur me përfshirjen e 28 Nëntorit, 6 Marsit e 12 Qershorit si festa zyrtare në ligj.
Një komision ‘ad hoc’, i përbërë nga të gjitha partitë parlamentare, po shqyrton disa rekomandime në lidhje me Ligjin për festat zyrtare në Kosovë. Deputetët kanë kërkuar që 28 Nëntori, pastaj 12 Qershori dhe 6 Marsi, të përcaktohen si festa zyrtare përmes ligjit.
Kuvendi i Kosovës ka vendosur ta vazhdojë debatin brenda komisionit ‘ad hok’ edhe për një ditë, lidhur me Ligjin për festat zyrtare në Kosovë. Pas mosmarrëveshjeve ndërmjet Kuvendit e Qeverisë, u vendos të bisedohet për draftimin e këtij ligji me vërejtjet e deputetëve.
Asnjë grup parlamentar s'e ka përkrahur propozimin e qeverisë, që në kuadër të festave zyrtare të Kosovës të mos përfshihet 28 Nëntori, Dita e Çlirimit të Kosovës dhe Dita e Dëshmorëve.
Ndërsa vazhdojnë paqartësitë rreth misionit të UNMIK-ut pas 15 qershorit dhe fillimit të punës së EULEX-it, përfaqësuesit politikë kosovarë kërkojnë të ketë një qartësi në këtë drejtim.
"Do të ketë komplikim të punës së ICO-s, EULEX-it e institucioneve të Kosovës, nëse kemi një mori institucionesh që nuk u dihet mandati i vërtetë", thotë Ardian Gjini, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Institucionet e Kosovës thonë se nuk ka kurrfarë baze për vazhdimin e bisedimeve për statusin, ngase pavarësia e Kosovës është çështje e kryer.
Në Prishtinë kanë filluar konsultimet ndërmjet udhëheqësve të institucioneve dhe të gjitha partive politike parlamentare, lidhur me sistemin zgjedhor që do të përcaktohet me ligj.
Qeveria e Kosovës ka filluar përgatitjet për të marrë nën ushtrimin e saj përgjegjësitë shtetërore që nga 15 qershori, kur hyn në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Administrata e UNMIK-ut në Kosovë nuk do t’i përfillë organet serbe që do të dalin nga zgjedhjet e 11 majit, të organizuara nga Serbia.
Mbetja në fuqi e Rezolutës 1244 e ka komplikuar edhe çështjen e tranzicionit nga UNMIK-u te misioni i Bashkimit Evropian, EULEX, që parashihet të shtrihet në Kosovë pas 15 qershorit, me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës.
Zyrtarët kosovarë përshëndesin fitoren e forcave pro-evropiane në Serbi, ndërkohë që përsërsin se zgjedhjet komunale të Serbisë në Kosovë janë ilegale dhe të pavlefshme.
Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar protestë, në Prishtinë, në kundërshtim të mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. "Vetëvendosja" ka akuzuar drejtpërdrejt UNMIK-un dhe Qeverinë e Kosovës për lejimin e organizimit dhe ngritjes së strukturave paralele serbe.
Shfaq më shumë