Nisja e bisedimeve me Serbinë, nga subjektet politike në Prishtinë u vlerësua në mënyra të ndryshme.
Opozita e quan jolegjitime pjesëmarrjen e delegacionit qeveritar të Kosovës në takim me palën serbe, pa miratimin e Kuvendit.
Pas një debati rreth 6 orësh, Kuvendi i Kosovës shtyri miratimin e rezolutës për bisedimet me Serbinë për ditën e enjte.
Kosova nuk është e gatshme për bisedime me Serbinë, thonë përfaqësues të opozitës në Prishtinë.
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë të shtunën filloi manifestimi tradicional, që zgjat tri ditë, “Epopeja e UÇK-së”.
Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë një rezolutë për kornizat e dialogut me Serbinë. Thaçi pret që Kuvendi t’i japë mbështetje dialogut.
LDK dhe AAK i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me procedurat e aplikuara për zgjedhjen e presidentit.
Opozita në Prishtinë kërkon që Kuvendi i Kosovës të ketë rolin e vet në procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të jetë përcaktues rreth rregullsisë së zgjedhjes së presidentit, ka thënë Jakup Krasniqi.
Kryeparlamentari Krasniqi tha se nuk mund ta kontestojë vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Pacollit në postin e presidentit.
Presidenti Behxhet Pacolli nisi detyrën me homazhe te varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Me 65 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës votoi përbërjen e Qeverisë së re, në krye me Hashim Thaçin.
Në mungesë të kërkesës, seanca për votimin e presidentit dhe Qeverisë së re të Kosovës u shty për të martën.
Disa deputetë të PDK-së, kohë më parë, kanë shprehur haptas rezerva ndaj kandidaturës së Pacollit, çfarë hidhet poshtë nga Kuçi.
Zyrtarë nga PDK-ja dhe AKR-ja thanë se shumë shpejt pritet të arrihet marrëveshja e koalicionit për qeverinë e re.
Në trevjetorin e pavarësisë, liderët kosovarë përkujtuan të rënët dhe falënderuan miqtë ndërkombëtarë për përkrahjen.
Qeveria e re e Kosovës do të fillojë punën nga e hëna e ardhshme, tha kryeministri në largim, Hashim Thaçi.
Zyrtarë të PDK-së dhe ata të AKR-së shpresojnë se do ta rrumbullakojnë marrëveshjen e koalicionit qeverisës brenda dy-tri ditësh.
Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, dhe ai i AKR-së, Behxhet Pacolli, nuk kanë arritur marrëveshje lidhur me koalicionin qeverisës.
Tomas Kantrimen në Prishtinë sugjeroi kosovarët, që para dialogut, të përqendrohen në zhvillimin e demokracisë së brendshme.
Shfaq më shumë