Derisa qindra persona janë duke kaluar ditë të ftohta në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, në Poloni shumë qytetarë kanë protestuar në tentim për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës me migrantë.
Zemërimi po rritet në Evropë dhe gjetiu nëpër botë, pas kufizimeve të reja, të vendosura nga qeveritë, në një përpjekje për të luftuar një valë tjetër vdekjeprurëse të infektimeve me koronavirus. Në shumë vende janë zhvilluar protesta të mëdha.
Ishulli i Krishtlindjeve, territor i Australisë, është kuqësuar këto ditë, për shkak të një emigrimi masiv të Gecarcoidea natalis, që njihen si gaforret e kuqe.
Organizata Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina kanë organizuar lëshime me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë për t’u shpërndarë dhurata fëmijëve në këtë spital. Disa alpinistë janë veshur si superheronjë dhe janë takuar me fëmijët.
Një instalacion për të pagjeturit në Prishtinë, rritja e shpejtë e numrit të të prekurve dhe viktimave nga COVID-19 në Rumani e Rusi, gjendja e migrantëve në kufirin Bjellorusi- Poloni janë disa prej ngjarjeve që kanë ndodhur në rajonet nga ku raporton Radio Evropa e Lirë gjatë javës që lamë pas.
Në Kosovë, më 14 nëntor mbahet rundi i balotazhit, ku qytetarët zgjedhin krerët e rinj të 21 komunave, pasi më 17 tetor zgjodhën kryetarët e 19 komunave dhe anëtarët e rinj të asambleve komunale. Të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë.
Shtetet e Bashkuara kanë shënuar Ditën e Veteranëve, në nderim të të gjithë atyre që kanë shërbyer në ushtrinë amerikane. Kjo festë kombëtare, që në fillim quhej Dita e Armëpushimit, shënohet çdo 11 nëntor, pikërisht në ditën kur kishte përfunduar Lufta e Parë Botërore, më 1918.
Fyodor Dostoyevsky, i njohur më së shumti për romanet e tij "Krim dhe Ndëshkim", "Vëllezërit Karamazov" dhe "Idioti", lindi në Moskë më 11 nëntor 1821.
Ndotja e ajrit në Kosovë, vërshimet në Bosnjë e Hercegovinë, mbështetësit e opozitës në Maqedoninë e Veriut festojnë fitoren në zgjedhjet lokale. Këto janë disa prej ngjarjeve që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas.
Përgatitja e ajvarit në Kosovë, kalimi i emigrantëve në kufirin bjelloruso-polak, protesta në Londër për lirimin nga burgu të një gruaje britaniko-iraniane në Iran, janë disa prej ngjarjeve që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas.
Shfaq më shumë