Të paktën 112 ushtarë nga rajoni Burjatia, në Lindjen e Largët të Rusisë, janë vrarë në Ukrainë, që nga shkurti, sipas grupit kundër luftës, Fondacioni Burjatia e Lirë. Megjithatë, shumë prej njerëzve në këtë rajon mbështesin pushtimin e Ukrainës.
Kapiteni i pensionuar i Marinës ukrainase, Andriy Ryzhenko, është kthyer në shtëpinë e tij, në qytezën e shkatërruar të Irpinit, të cilën e ka gjetur të hallakatur e të plaçkitur nga trupat ruse.
Trupat ukrainase në juglindje të Harkivit kanë vëzhguar dëmet e mëdha në një qendër kulturore të komunitetit, më 2 maj, teksa kanë folur se si i prek kjo banorët, të cilët tashmë kanë ikur në masë të madhe.
Gazetari Borys Sachalko nga projekti i Radios Evropa e Lirë, Current Time, është gjendur mes bombardimesh, teksa një ekip i Kryqit të Kuq përpiqej t’i evakuonte banorët në një fshat që ndodhet ndërmjet Hersonit të okupuar nga Rusia dhe Mikollajivit të kontrolluar nga ukrainasit në jugun e Ukrainës.
Bujqit ukrainas po detyrohen të punojnë nën kërcënimin e armëve, ndërsa disave prej tyre u janë konfiskuar arat, sipas raportimeve nga brenda territoreve ukrainase, të okupuara nga forcat ruse.
Shfaq më shumë