Me synimin për të garuar në Kampionatin Botëror të Atletikës për nën 20-vjeçarët, që do të mbahet pas disa muajsh, disa atletë të rinj nga Ukraina po përgatiten në Shqipëri, ku janë zhvendosur për shkak të luftës së nisur nga Rusia në vendin e tyre.
Të armatosur me një arsenal ngjyrash, artistë grafitesh nëpër botë po protestojnë kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia, duke pikturuar art dhe murale provokuese rrugore kundër luftës.
Një çift rus që jeton në Hungari, ka hapur dyert për refugjatët ukrainas që po ikin nga lufta. Edukatorja Anastasia Chukovskaya dhe bashkëshorti i saj, Aleksei Zelensky, kanë pritur më shumë se 30 veta në shtëpinë e tyre në Budapest dhe në studion muzikore. (Përgatitën: Besmir Nenaj dhe Arben Hoti)
Ngjarjet në Ukrainë sjellin në kujtesë fundin e viteve 1930 në Evropë, kur diktatori i atëhershëm gjerman, i krahut të djathtë, filloi të pushtonte fqinjët dhe të kryente mizori. Trupa të vrarë njerëzish në rrugë, atëherë dhe sot. Qytete të shkatërruara deri në pluhur, atëherë dhe sot.
Nëna e Vyacheslav Yalovit, Maryna, 37 vjeçe, u vra në Donbas nga bombardimet ruse, teksa ata po ecnin bashkë për në shtëpi. Ai tani është zhvendosur në perëndim të Ukrainës, me dy vëllezërit më të vegjël dhe dy motrat më të vogla, të cilat ai planifikon t’i rrisë i vetëm.
Të paktën 112 ushtarë nga rajoni Burjatia, në Lindjen e Largët të Rusisë, janë vrarë në Ukrainë, që nga shkurti, sipas grupit kundër luftës, Fondacioni Burjatia e Lirë. Megjithatë, shumë prej njerëzve në këtë rajon mbështesin pushtimin e Ukrainës.
Shfaq më shumë