Ndonëse e pranon që e ka të vështirë ta kontrollojë kufirin verior me Serbinë, Policia e Kosovës ka intensifikuar patrullimet për të ndaluar hyrjet e njerëzve dhe mallrave përmes rrugëve ilegale. Përmes këtyre rrugëve, kishte hyrë edhe armatimi që u përdor në sulmin kundër Policisë në shtator.
Egzona Hoxhaj është asamblistja e parë grua me aftësi të kufizuara në Kosovë. Në zgjedhjet komunale të vitit 2021, ajo fitoi votat e nevojshme për t’u bërë asambliste në Kuvendin Komunal të Prizrenit.
Për shumë fëmijë afganë, veçanërisht për vajzat, përfundimi i shkollës fillore mbetet ëndërr e largët. Megjithatë, një burrë dhe disa vullnetarë kanë vendosur ta bëjnë arsimin realitet për gati 1000 djem dhe vajza.
Kosova ka rritur efikasitetin në hetimin e krimeve të luftës. Nga janari janë arrestuar nëntë persona, shumica serbë të Kosovës, të cilët dyshohen se gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Një emigrante e lindur në Rusi ka treguar se si familja e saj është fshehur në një dhomë sigurie, teksa militantët e grupit palestinez, Hamas, hynë në shtëpinë e saj në Izrael. Maria Ballach ishte zhvendosur në Izrael 20 vjet më parë, dhe është banore e fshatit Nahal Oz, afër kufirit me Gazën.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një proces që ka nisur nga viti 2011 nuk dihet se kur do të vazhdojë, apo nëse do të vazhdojë fare. Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve nuk ka provuar të jetë i suksesshëm as para sulmit në Banjskë. Pas tij, analistët thonë se duhet urgjentisht një qasje e re.
Pasi i ikën pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga ana e Rusisë më 2022, rreth 14.000 shtetas ukrainas që janë strehuar në Izrael, e kanë gjetur veten përsëri nën sulme, teksa militantët e grupit palestinez, Hamas, nisën një sulm të paprecedent ndaj vendit.
Ekipet mjekësore ajrore afgane kanë evakuuar viktimat e lënduara rëndë nga tërmeti i fuqishëm që goditi fshatrat e distriktit Zindah Xhan të provincës së Heratit, më 7 tetor, dhe shkatërroi shumë shtëpi. Një mjek ka thënë se shumica e viktimave të tërmetit prej 6.3 ballësh ishin gra dhe fëmijë.
Teksa numri i të vrarëve në Izrael pas një sulmi të befasishëm të kryer nga militantë islamikë ka kaluar 1.200, njerëz të rëndomtë nëpër botë kanë dalë nëpër rrugë për të shfaqur mbështetjen e tyre.
Shfaq më shumë