Një biznesmen boshnjak ia ka vënë vetes detyrë që një hapësirë livadhesh natyrore ta kthejë në një kopje të një prej pikturave më të famshme të Vincent van Goghut "Nata me yje". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ndonëse e pranon që e ka të vështirë ta kontrollojë kufirin verior me Serbinë, Policia e Kosovës ka intensifikuar patrullimet për të ndaluar hyrjet e njerëzve dhe mallrave përmes rrugëve ilegale. Përmes këtyre rrugëve, kishte hyrë edhe armatimi që u përdor në sulmin kundër Policisë në shtator.
Egzona Hoxhaj është asamblistja e parë grua me aftësi të kufizuara në Kosovë. Në zgjedhjet komunale të vitit 2021, ajo fitoi votat e nevojshme për t’u bërë asambliste në Kuvendin Komunal të Prizrenit.
Për shumë fëmijë afganë, veçanërisht për vajzat, përfundimi i shkollës fillore mbetet ëndërr e largët. Megjithatë, një burrë dhe disa vullnetarë kanë vendosur ta bëjnë arsimin realitet për gati 1000 djem dhe vajza.
Kosova ka rritur efikasitetin në hetimin e krimeve të luftës. Nga janari janë arrestuar nëntë persona, shumica serbë të Kosovës, të cilët dyshohen se gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Një emigrante e lindur në Rusi ka treguar se si familja e saj është fshehur në një dhomë sigurie, teksa militantët e grupit palestinez, Hamas, hynë në shtëpinë e saj në Izrael. Maria Ballach ishte zhvendosur në Izrael 20 vjet më parë, dhe është banore e fshatit Nahal Oz, afër kufirit me Gazën.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një proces që ka nisur nga viti 2011 nuk dihet se kur do të vazhdojë, apo nëse do të vazhdojë fare. Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve nuk ka provuar të jetë i suksesshëm as para sulmit në Banjskë. Pas tij, analistët thonë se duhet urgjentisht një qasje e re.
Pasi i ikën pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga ana e Rusisë më 2022, rreth 14.000 shtetas ukrainas që janë strehuar në Izrael, e kanë gjetur veten përsëri nën sulme, teksa militantët e grupit palestinez, Hamas, nisën një sulm të paprecedent ndaj vendit.
Shfaq më shumë