Izraeli ka urdhëruar një evakuim masiv të qindra mijëra personave nga Gaza veriore, përfshirë 22 spitale. Qeveria izraelite ka caktuar dy “rrugë të sigurta”, por mijëra njerëz kanë frikë të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi bombardimet izraelite vranë civilë që po iknin.
Një breshëri raketash janë parë duke u lëshuar nga Rripi i Gazës, gjatë fundjavës, duke aktivizuar sistemin e mbrojtjes të Izraelit, Kupolën e Hekurt.
Ish-ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, vdiq në moshën 86-vjeçare. Ahtisaari luajti një rol të rëndësishëm në proceset që çuan në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
Në fshatrat piktoreske Sopanicë dhe Doganaj të Kaçanikut, po zhvillohet një betejë e ashpër për fatin e lumit Lepenc. Banorët po kundërshtojnë ndërtimin e një hidrocentrali, i cili ata druajnë se do ta shkatërrojë krejtësisht rrjedhën e lumit edhe ashtu të degraduar.
Tërmetet vdekjeprurëse në Afganistan, konflikti ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve, lufta në Ukrainë dhe eksodi i armenëve në Nagorno-Karabak, janë vetëm disa nga ngjarjet prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më të veçanta të javës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një biznesmen boshnjak ia ka vënë vetes detyrë që një hapësirë livadhesh natyrore ta kthejë në një kopje të një prej pikturave më të famshme të Vincent van Goghut "Nata me yje". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ndonëse e pranon që e ka të vështirë ta kontrollojë kufirin verior me Serbinë, Policia e Kosovës ka intensifikuar patrullimet për të ndaluar hyrjet e njerëzve dhe mallrave përmes rrugëve ilegale. Përmes këtyre rrugëve, kishte hyrë edhe armatimi që u përdor në sulmin kundër Policisë në shtator.
Egzona Hoxhaj është asamblistja e parë grua me aftësi të kufizuara në Kosovë. Në zgjedhjet komunale të vitit 2021, ajo fitoi votat e nevojshme për t’u bërë asambliste në Kuvendin Komunal të Prizrenit.
Për shumë fëmijë afganë, veçanërisht për vajzat, përfundimi i shkollës fillore mbetet ëndërr e largët. Megjithatë, një burrë dhe disa vullnetarë kanë vendosur ta bëjnë arsimin realitet për gati 1000 djem dhe vajza.
Shfaq më shumë