Përderisa Rusia dhe Ukraina po zhvillojnë një luftë brutale, shtetas të të dyja vendeve po shërbejnë në të njëjtën anë në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas.
Prej shumë muajsh, një ekip prej 20 snajperësh ukrainas, i njohur si "Fantazmat e Bahmutit", po eliminon forca ruse në një qytet lindor të Ukrainës, të shkatërruar plotësisht nga luftimet intensive.
Izraeli ka urdhëruar një evakuim masiv të qindra mijëra personave nga Gaza veriore, përfshirë 22 spitale. Qeveria izraelite ka caktuar dy “rrugë të sigurta”, por mijëra njerëz kanë frikë të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi bombardimet izraelite vranë civilë që po iknin.
Një breshëri raketash janë parë duke u lëshuar nga Rripi i Gazës, gjatë fundjavës, duke aktivizuar sistemin e mbrojtjes të Izraelit, Kupolën e Hekurt.
Ish-ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, vdiq në moshën 86-vjeçare. Ahtisaari luajti një rol të rëndësishëm në proceset që çuan në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
Në fshatrat piktoreske Sopanicë dhe Doganaj të Kaçanikut, po zhvillohet një betejë e ashpër për fatin e lumit Lepenc. Banorët po kundërshtojnë ndërtimin e një hidrocentrali, i cili ata druajnë se do ta shkatërrojë krejtësisht rrjedhën e lumit edhe ashtu të degraduar.
Tërmetet vdekjeprurëse në Afganistan, konflikti ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve, lufta në Ukrainë dhe eksodi i armenëve në Nagorno-Karabak, janë vetëm disa nga ngjarjet prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më të veçanta të javës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një biznesmen boshnjak ia ka vënë vetes detyrë që një hapësirë livadhesh natyrore ta kthejë në një kopje të një prej pikturave më të famshme të Vincent van Goghut "Nata me yje". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ndonëse e pranon që e ka të vështirë ta kontrollojë kufirin verior me Serbinë, Policia e Kosovës ka intensifikuar patrullimet për të ndaluar hyrjet e njerëzve dhe mallrave përmes rrugëve ilegale. Përmes këtyre rrugëve, kishte hyrë edhe armatimi që u përdor në sulmin kundër Policisë në shtator.
Shfaq më shumë