Hezbollah, apo “Partia e Zotit”, është formuar nga Irani, por bazën e ka në Liban. Grupi militant shiit e ka armik Izraelin dhe e lufton ndikimin e Perëndimit në Lindjen e Mesme. Pse është kaq aktual emri i tij tani?
Izraeli duket se nuk është përgjegjës për shpërthimin në spitalin Al Ahli në Gazë, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në fillimin e një vizite në Tel Aviv, që ka për synim parandalimin e zgjerimit të konfliktit Izrael-Hamas në luftë rajonale.
Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, ku po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku ishin strehuar edhe civilë nga luftimet. Qindra palestinezë protestuan në Teheran, Tripoli, Bagdad, Tunis, Bejrut e qytete të tjera. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Disa banorë të Qytetit të Gazës janë kthyer në shtëpitë e tyre, pasi sulmet ajrore vranë dhjetëra palestinezë në jug të Gazës, ku Izraeli ka urdhëruar civilët të evakuohen për strehim, para një ofensive tokësore. Bombardimi i Rripit të Gazës ka marrë jetën e të paktën 2.800 palestinezëve.
Më shumë se 60 policë të Kosovës kanë dhënë dorëheqje vullnetarisht këtë vit, e mbi 2.200 në total që nga themelimi. Arsyet janë të ndryshme, por kryesore mbeten pagat e ulëta, kushtet jo të mira të punës dhe mungesa e sigurimit shëndetësor dhe jetësor.
Përderisa Rusia dhe Ukraina po zhvillojnë një luftë brutale, shtetas të të dyja vendeve po shërbejnë në të njëjtën anë në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas.
Prej shumë muajsh, një ekip prej 20 snajperësh ukrainas, i njohur si "Fantazmat e Bahmutit", po eliminon forca ruse në një qytet lindor të Ukrainës, të shkatërruar plotësisht nga luftimet intensive.
Izraeli ka urdhëruar një evakuim masiv të qindra mijëra personave nga Gaza veriore, përfshirë 22 spitale. Qeveria izraelite ka caktuar dy “rrugë të sigurta”, por mijëra njerëz kanë frikë të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi bombardimet izraelite vranë civilë që po iknin.
Një breshëri raketash janë parë duke u lëshuar nga Rripi i Gazës, gjatë fundjavës, duke aktivizuar sistemin e mbrojtjes të Izraelit, Kupolën e Hekurt.
Ish-ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, vdiq në moshën 86-vjeçare. Ahtisaari luajti një rol të rëndësishëm në proceset që çuan në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
Shfaq më shumë