Një foshnje vajzë ka ardhur në jetë e gjallë dhe e shëndetshme, pak pasi nëna i është plagosur rëndë në një sulm izraelit në Han Junis të Gazës. Pas operacionit cezarian, nëna i është nënshtruar edhe një operacioni tjetër.
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Drejtuesit e subjektit politik Lista Serbe kanë zgjedhur Zllatan Ellekun, kryetar të ri të partisë. Kjo parti politike, që përfaqëson interesat e komunitetit serb të Kosovës dhe e lidhur ngushtë me qeverinë serbe,
Tunele nën Rripin e Gazës janë ndërtuar prej dekadash. Herë për kontrabandë mallrash, herë për fshehjen e militantëve të Hamasit, apo për nisjen e sulmeve kundër Izraelit. Sa janë të gjata, si ndërtohen dhe çfarë ka në këto tunele? Shpjegojmë në këtë video.
Grupi militant palestinez, Hamas, i ka liruar dy gra të moshuara izraelite, të cilat po i mbante peng në Rripin e Gazës. Njëra nga to e ka përshkruar “ferrin” që ka thënë se e ka përjetuar në duart e rrëmbyesve.
Familjarë e miq varrosën palestinezët e vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, teksa funerale u mbajtën edhe në Izrael për viktimat e sulmeve të grupit militant palestinez, Hamas.
Një kolonë e tretë kamionësh me ndihma është futur më 23 tetor në Rripin e Gazës, përmes pikës kufitare me Egjiptin, Rafah. OKB-ja ka thënë se nevojitet që rreth 100 kamionë të futen çdo ditë për t’i përmbushur nevojat më elementare të palestinezëve.
Njësitet ukrainase të tankeve po hyjnë në betejë me versionin suedez të tankut gjerman, Leopard 2. Ekuipazhet i janë nënshtruar trajnimit të përshpejtuar në Suedi, për t’ia marrë dorën armës së avancuar moderne.
Lufta në Ukrainë, vjeshta në Prishtinë dhe jeta e përditshme në Afganistan, janë tematika që Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur për fotogalerinë e javës që lamë pas. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pasi pësoi lëndime serioze në betejë kundër forcave ruse, një ushtar ukrainas, që po merr trajtim mjekësor në Bruksel, ka gjetur një frymëzim të ri për jetë – te ukrainishtfolësja e rritur në Belgjikë, Lidia Zubrytska.
Prodhuesit e verës në vreshtat e Tikvshit thonë se kanë i kanë parë efektet e ndryshimeve klimatike në kulturat e tyre këtë vit, teksa sasia nga kultivimi i rrushit ka rënë për 30 për qind.
Tokë e plasaritur e shtretërve të lumenjve, varka e lundra të bllokuara në rërë, lumenj të tkurrur, peshq e delfinë të ngordhur - këto janë pamjet që ka shkaktuar thatësira e rëndë që ka kapluar rajonin e pyjeve tropikale të Amazonës në 121 vjetët e fundit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë