Izraelitët dhe palestinezët luftojnë me dekada për tokën e njëjtë. Izraeli e gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndërsa Hamasi të Iranit. Ku qëndron problemi mes dy grupeve? Shpjegojmë në pak minuta.
Sabreen Abu Daqqa humbi tre fëmijë gjatë një sulmi ajror izraelit në Gaza, pasi militantët e grupit palestinez, Hamas, ndërmorën sulme të befasishme ndaj Izraelit, duke vrarë qindra persona atje.
Irena Stein - Steinova, një shqiptare që jeton në Izrael, ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë se si i ka përjetuar sulmet e grupit militant palestinez, Hamas, që nisën më 7 tetor. Derisa raportohet për shqiptarë të tjerë të ngujuar në Izrael, Irena thotë se nuk e ka në plan të largohet.
Hamasi, i cili udhëheq Gazën, ka rrëmbyer, sipas ushtrisë izraelite, një “numër të madh” të civilëve dhe ushtarëve izraelitë, pasi grupi palestinez ndërmori sulmin më të madh prej dekadash.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
Sulmi rus mbi një lokal ku po mbahej një ceremoni mortore në rajonin e Harkivit në Ukrainë, që vrau më se 50 veta, është ngjarja që shënoi javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. Më poshtë mund të shikoni fotogalerinë e javës nga REL-i. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një djalë 13-vjeçar i barti me veturë shtatë familjarë nga Nagorno-Karabaku drejt një vendi të sigurt në Armeni, mes një eksodi masiv nga rajoni. Teksa babai i tij ushtarak ndodhej në detyrë, familja thotë se adoleshenti, Gor Khachatrian, ishte shpresa e tyre e vetme për të mbërritur në Armeni.
Sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës rrafshuan një numër të madh të ndërtesave të banimit. Ministria e Shëndetësisë në këtë rajon tha se 313 njerëz u vranë dhe gati 2.000 të tjerë u plagosën.
Qindra njerëz janë vrarë e mijëra të tjerë janë plagosur që nga mëngjesi i 7 tetorit kur Izraeli u sulmua nga grupi militant Hamas. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se shteti i tij është “në luftë” dhe paralajmëroi goditje të fuqishme ndaj grupit militant Hamas.
Militantët e Hamasit thanë se kanë lëshuar mbi 5.000 raketa në territorin e Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se shteti i tij është në luftë
Mes tensioneve të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, plagët e luftës që përfundoi 24 vjet më parë i ndiejnë ende afër zemrës të mbijetuarit. Në fshatin Cerajë në Leposaviq, 75-vjeçarja Fetije Avdyli kujton dy fëmijët e saj të vrarë gjatë luftës.
Dhjetëra persona, përfshirë një vajzë gjashtëvjeçare, u vranë nga një sulm rus, i cili goditi një kafene gjatë një mbledhjeje komemorative në një fshat në rajonin e Harkivit, në Ukrainën verilindore, më 5 tetor, sipas zyrtarëve ukrainas.
Shfaq më shumë