Vullnetarët ukrainas po prodhojnë rrjeta të lira kamuflimi, të cilat po përdoren për t’i mbrojtur ushtarët dhe për ta fshehur armatimin e shtrenjtë. Shumë prej tyre e kanë mësuar zanatin nga Olesia Koryahina, një nga themelueset që e ka popullarizuar lëvizjen.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Kosova duhet të fillojë ta çojë përpara Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe “ky duhet të jetë ndër hapat e parë”.
Kampioni i Kosovës, klubi i futbollit nga Suhareka, FC Ballkani, shkroi historinë sezonin e kaluar duke u bërë klubi i parë nga Kosova që kualifikohet për pjesëmarrje në një garë evropiane. Këtë vit, ai do të garojë sërish në Ligën e Konferencës – këtë herë me qëllimin për të arritur edhe më shumë.
Organizatat monitoruese ndërkombëtare llogarisin se mijëra ukrainas janë burgosur ilegalisht dhe janë dëbuar nga forcat ruse, që nga fillimi i sulmit të plotë ndaj Ukrainës në shkurtin e vitit 2022.
Niveli i ujit në Liqenin e Prespës - një nga liqenet më të vjetra të Evropës dhe shtëpia e më shumë se 2.000 llojeve të peshqve, shpendëve, gjitarëve dhe bimëve - po tërhiqet me shpejtësi. Banorët, jetesa e të cilëve varet nga ky liqen, kanë frikë se çfarë do të pasojë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Beogradi ka përforcuar kufirin me Hungarinë derisa qindra emigrantë çdo ditë tentojnë të kalojnë në Bashkimin Evropian, mes luftërave të supozuara në terren nga bandat kriminale dhe konflikteve të vazhdueshme në mesin emigrantëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një festival i mbajtur në Parkun Arkeologjik të Ulpianës për dy ditë radhazi u ofroi pjesëmarrësve një pamje të rrallë të jetës në antikitet me shpresën për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e trashëgimisë kulturore e historike të Kosovës.
Radio Evropa e Lirë sjell fotografi nga ngjarjet kryesore që shënuan javën që lamë pas, si: shpalosja nga tifozët e pankartës me mbishkrimin “Kosova është Serbi” gjatë ndeshjes Kosovë-Rumani dhe pezullimi i përkohshëm i ndeshjes, stërvitjet ushtarake të pjesëtarëve të EUFOR-it në Sarajevë, etj.
Për më pak se një muaj, në Kosovë do të hyjë në fuqi një vendim që synon të reduktojë përdorimin e qeseve plastike. Këto qese, deri më tani, qytetarët i kanë marrë falas ngado. Këtij vendimi po i gëzohen shumica, por ka skepticizëm për atë se si dhe sa do të zbatohet.
Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia nuk e ka mundur shpirtin e Vinnytsya Wolves, një klub i futbollit amerikan që është i vendosur rreth 250 kilometra në jugperëndim të Kievit.
Shfaq më shumë