Një djalë 8-vjeçar, i cili ka pësuar djegie të 80 për qind të trupit të tij si pasojë e një sulmi ajror, është kthyer në shtëpinë e tij, pasi i është nënshtruar më shumë se 30 operacioneve në Gjermani.
Muzeu Shtetëror Qendror në Almaty, Kazakistan, po shfaq një koleksion të veprave të rralla të artit, armëve dhe bizhuterive që qeveria i kishte marrë në zotërim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Qëndresa Mustafa Kllokoqi, nga fshati Hajvali në afërsi të Prishtinës, la profesionin e gazetares për të cilin studio, dhe nisi rrugëtimin për të mësuar krijimin e veprave të artit me penj. Qëndresa, nënë e dy fëmijëve, këtë fushë të artit e mësoi vetë përmes videove në internet.
Një rrugë në Prishtinë u mbyll për vetura për të shënuar Ditën Botërore pa Makina. Disa qytetarë i gëzohen trafikut më të shkarkuar nga veturat, por të tjerë mendojnë se rrugët nuk duhet mbyllur pa alternativë qarkullimi.
Pas një ofensive të vrullshme ushtarake nga forcat e Azerbajxhanit në territorin e Nagorno-Karabakut, rreth 10.000 të zhvendosur po strehohen në bodrume, pa kushte elementare për jetesë, përderisa të tjerë janë grumbulluar në një aeroport, me shpresën që do të ikin në Armeni.
Janë shtatëmbëdhjetë kandidatë që duan të garojnë për të parin e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2024. Por, shumica kanë mbetur nën hijen e dy kandidatëve që janë përballur edhe në vitin 2020: presidentit aktual, Joe Biden, dhe ish-presidentit Donald Trump. Sondazhet i nxjerrin ata kokë më kokë.
Faqe pyjesh të vdekura dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia, i cili ka fituar rëndësi simbolike në kundërofensivën ukrainase. Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) se nuk ka parë asnjë dëshmi të njëanshmërisë te ndërmjetësi evropian i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Vullnetarët ukrainas po prodhojnë rrjeta të lira kamuflimi, të cilat po përdoren për t’i mbrojtur ushtarët dhe për ta fshehur armatimin e shtrenjtë. Shumë prej tyre e kanë mësuar zanatin nga Olesia Koryahina, një nga themelueset që e ka popullarizuar lëvizjen.
Shfaq më shumë