Miliona njerëz në mbarë botën kanë falur namazin e Fitër Bajramit, të enjten e 13 majit, në xhami dhe në sheshe. Festa e Bajramit të Madh pason Muajin e Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, besimtarët agjërojnë për 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
Kosova vazhdimisht është vlerësuar me nivel të lartë të korrupsionit, por që qytetarët hezitojnë t'i raportojnë rastet në organet e drejtësisë për shkak të hakmarrjes apo edhe “hapjen e procedurave të ndryshme” për personin që paraqet rastin, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Kosova ka krijuar shumë mekanizma dhe organe për luftimin e korrupsionit. Por, bazuar në raportet e organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore, luftimi i kësaj dukurie mbetet ende në një shkallë mjaft të ulët.
Ambasadorët e pesë vendeve më të zhvilluara, të njohur si QUINT, u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës, në veçanti sistemit të drejtësisë në vend, që të fuqizojnë luftën kundër korrupsionit.
Korrupsioni ka prekur pothuajse të gjitha nivelet e pushtetit lokal dhe qendror, ndërkaq vlerësimet tregojnë po ashtu se shëndetësia, arsimi, gjyqësori, sektori i energjisë minierave janë më të prekurat nga kjo dukuri negative, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Institucioneve të Kosovës i kërkohet shumë më shumë angazhim në reformat në sundim të ligjit në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendës së Reformave Evropiane.
‘Tendero-mania’, një aktivitet që ka shërbyer për afera korruptive në Kosovë, përmes fushës së prokurimit publik, në gati të gjitha institucionet e nivelit lokal dhe qendror, u ka ndihmuar zyrtarëve të institucioneve, thonë njohës të rrethanave në Kosovë.
Bisedat e përgjuara të ish-shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, përmes së cilave Adem Grabovci dyshohet të ketë kryer vepra penale, mund të mos rezultojnë me aktakuzë.
Kosova radhitet në mesin e vendeve më të korruptuara në botë, me një kulturë të pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të përfshirë në aferat korruptive dhe me institucione jo shumë të qëndrueshme për luftimin e kësaj dukurie.
Shfaq më shumë