Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës.
Kuvendi i Kosovës.

Drejtpërdrejt Fillon seanca për amendamentet e Osmanit që presidenti i Kosovës të zgjidhet me votat e popullit

E përditësuar

• Sot është afati i fundit kur Kosova duhet t’i nisë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri.

• Deri më tani është propozuar vetëm një kandidat, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje. Për t’u thirrur seanca, nevojitet edhe një kandidat i dytë.

• Partitë e mëdha opozitare duket se nuk kanë votë për Konjufcën, pasi insistojnë në marrëveshje politike ose figurë konsensuale, por as nuk dalin me emrat e tyre.

• LVV-ja tha se nënshkrimet ia ka ofruar edhe presidentes aktuale, Vjosa Osmani, e cila synon një mandat të dytë, por ajo ka refuzuar. Presidenca tha se këto pretendime janë gënjeshtra.

21:00

Hamza thotë se PDK-ja nuk mund t’i mbështet amendamentet “në këtë mënyrë”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, ka thënë se partia e tij nuk mund t’i mbështet ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit përmes votës së popullit në mënyrën sic është kërkuar sot.

“Zgjedhja e presidentit të Kosovës nga populli është temë shumë e rëndësishme dhe meriton trajtim serioz institucional dhe politik. E ky trajtim nuk është serioz aspak”, tha Hamza.

Në parim, tha ai, Partia Demokratike e Kosovës ka qenë, është dhe do të jetë që presidenti të zgjidhet direkt nga populli, por kjo do trajtim serioz dhe të bëhet brenda ligjit dhe Kushtetutës.

“Propozuesaj e këtyre amendamenteve në orët e fundit i gjen disa amaneteve të trajtuara para 15 vjetëve. Më vjen keq që edhe Kuvendi po hyn në këtë valle të trajtimit të aktit më të lartë vendit, Kushtetutës së Kosovës, në mënyrë kaq joserioze. Seanca thirret për një çështje kaq të rëndësishme në 7:45, ndërsa deputetët i marrin materialet në orën 8:30”, përfundoi ai.


20:55

LVV-ja u kërkon deputetëve t’i mbështesin amendamentet

Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Arbërie Nagavci, tha se kjo parti e mbështet votimin e këtyre amendamenteve, si dhe i ka ftuar edhe deputetët e partive të tjera t’i votojnë ato.

“Përvoja na e ka dëshmuar që procesi i zgjedhjes në Kuvend është shoqëruar me marrëveshje jo parimore politike ose me situata të bllokimit institucional”, tha Nagavci.

Sipas saj ky debat për zgjedhjen e presidentit nga populli nuk është i ri por më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një reflektimi institucional.

20:48

Nis seanca

Më në fund ka nisur seanca e jashtëzakonshme plenare.

Ndiqeni drejtpërdrejt:

20:35

Osmani takon diplomaten amerikane Prattipati

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, teksa afati për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës po soset.

Presidenca njoftoi në Facebook se Osmani dhe Prattipati biseduan për zhvillimet e tanishme në vend dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te rëndësia e përmbylljes së proceseve kushtetuese në përputhje të plotë me kushtetutën”, thuhet në njoftim.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG