Fotografitë më të reja të ishujve “Dubai World” janë bërë nga astronautët e NASA-s, nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. Ky projekt i hartuar si një kopje e botës, ku ishujt artificialë u ngjasojnë kontinenteve, sipas fotografive, dalëngadalë po humbet, njofton "Daily Mail". Skajeve të ishujve artificialë ka nisur t’iu humbë forma, gjë që ka shkaktuar indikacione serioze se kjo “botë” po fundoset.
Ylli muzikor, Beyonce, dominoi me 6 fitore në çmimet Grammy, që u mbajtën në Los Anxhelos. Kështu, ajo ia kaloi këngëtares së njohur amerikane të muzikës kantri, Tejlor Suift, e cila fitoi katër çmime. Beyonce fitoi edhe çmimin për Këngën e Vitit me hitin e saj “Single Ladies”.
Një vajzë është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat në kryeqytetin e Haitit, Port-o-Prens, 15 ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin. Vajza raportohet se ka dehidruar dhe ka një këmbë të plagosur, porse ka qenë shumë e lumtur kur e kanë shpëtuar.
Në mbarë botën, më 27 janar përkujtohet Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Holokaustit. Në këtë ditë, 65 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1945, forcat sovjetike çliruan kampin nazist Aushvic. Ky përvjetor veçanërisht përkujtohet në vendet evropiane, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore humbën jetën 53 milionë njerëz, nga të cilët rreth 31 milionë civilë.
Një aeroplan i kompanisë ajrore të Etiopisë, me 90 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, është përplasur në Detin e Mesdheut, pak kohë pasi është ngritur nga aeroporti në Bejrut. Deri tash, ekipet e shpëtimit i kanë gjetur rreth 20 trupa të pajetë, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit eventualë.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për bashkërendimin e çështjeve humanitare njofton se, “qeveria haitiane e ka deklaruar të mbyllur fazën e operacioneve të kërkim-shpëtimit”.
Që kur Mongolia doli nga komunizmi dhe ndikimi sovjetik në vitin 1990, ajo është përpjekur të mbrojë pavarësinë e saj nga fqinjët e fuqishëm: Rusia dhe Kina. Kërkimi i Mongolisë për një identitet të ri kombëtar ka gjetur vendin në një figurë historike: sunduesin e shekullit të 13-të, Xhingis Khan.
Partia Demokratike e presidentit Barak Obama, ka pësuar një humbje të madhe në zgjedhjet për në Senatin amerikan, në shtetin e Masaçusetit.
Plaçkitja dhe dhuna e kanë kapluar Haitin një javë pas tërmetit katastrofik, ku njerëzit janë të dëshpëruar nga vonesa e ndihmave. Ushtria e Shteteve të Bashkuara i filloi operacionet emergjente duke lëshuar nga ajri furnizime me ujë dhe ushqime. Aktualisht, rreth 10 mijë trupa të huaja janë angazhuar për sigurinë në Haiti dhe ka thirrje për të dërguar mijëra të tjerë.
Militantë të dyshuar talibanë kanë ndërmarrë një varg sulmesh në kryeqytetin e Afganistanit. Luftimet raportohet se ende po vazhdojnë në afërsi të Bankës Qendrore, jo shumë larg pallatit presidencial. Forcat e NATO-s thanë se janë duke u asistuar forcave afgane të sigurisë për të siguruar zonën.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, mbërriti në Haiti për të inspektuar dëmet nga tërmeti i së martës. Pas bisedimeve me presidentin Rene Preval, Klinton u tha haitianëve se SHBA-ja do të sigurojë që vendi i tyre të dalë nga katastrofa “më i fortë dhe më i mirë”.
Tërmeti që ka goditur Haitin më 12 janar, thuhet të ketë lënë dhjetëra mijëra të vdekur. Të mbijetuarit – shumica prej tyre në nevojë të madhe për ujë të pastër, ushqim apo barna – presin ndihmën e premtuar ndërkombëtare. Haiti është vendi më i varfër në hemisferën perëndimore. Ende pa u rimëkëmbur nga fatkeqësitë e tjera natyrore të kohëve të fundit, haitianëve tani u duhet ndihma më shumë se kurrë.
Dhjetëra mijëra njerëz thuhet të kenë vdekur nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Haitin ditën e martë, më 12 janar. Tërmeti i fuqishëm prej 7 shkallë Rihter, ishte më i rëndi në 200 vjetët e fundit. Haiti ka nëntë milionë banorë dhe është njëri nga vendet më të varfra në hemisferën perëndimore.
Moti i ftohtë ka përfshirë pothuajse gjithë kontinentin evropian e më gjerë. Reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje masive në veriperëndim të Shqipërisë, duke shkaktuar kështu gjendje të jashtëzakonshme në një numër qarqesh. Në anën tjetër, Franca, Spanja, Republika e Çekisë, Britania e Madhe etj. janë mbuluar nga reshjet e borës, gjë që ka shkaktuar edhe probleme të mëdha. Shumë fluturime ajrore janë anuluar, dhjetëra shkolla janë mbyllur...
Televizioni shtetëror i Iranit ka bërë një dokumentar në lidhje me Neda Agha Soltanin, e cila ishte qëlluar për vdekje gjatë trazirave pas-zgjedhore, qershorin e vitit të kaluar. Dokumentari pohon se Neda ishte një agjente e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, e cila, siç thuhet, kishte inskenuar vetë vdekjen.
Pesëmbëdhjetë vjet më parë, fotografi Aleksei Sazonov udhëtoi për në Çeçeni, për të dokumentuar shpërthimin e luftës në republikën separatiste. Duke kthyer kokën pas në ato ditë të trazuara, Sazonov kujton zjarrin e snajperëve dhe marrjen e vendimeve të vështira etike, për të regjistruar konfliktin në fotografi.
Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për arritjen e një marrëveshjeje të re mbi çarmatimin, kanë marrë një goditje të papritur. Befasia ka ardhur nga kryeministri rus, Vladimir Putin, i cili ka fajësuar palën amerikane dhe ka folur për një sistem të ri armatimi të Moskës.
Inaugurimi i presidentit të SHBA-ve, Barak Obama, dhuna në Irak e Afganistan, 60-vjetori i NATO-s, kriza ekonomike, zgjedhjet në Iran dhe përleshjet që i pasuan, vdekja e yllit të popit, Majkëll Xhekson, bisedimet amerikano-ruse, përvjetori i rënies së Murit të Berlinit, vendimi për rritjen e numrit të trupave amerikane në Afganistan, samiti për ndryshimit klimatike... – ishin vetëm disa nga ngjarjet që shënuan 2009-ën.
Shfaq më shumë