Intervistat nëpër rrugët e Moskës zbulojnë se diskutimi për luftën në Ukrainë i vë rusët në siklet të madh. Edhe përdorimi i fjalës “luftë” për të përshkruar atë që Kremlini ende e quan “operacion special ushtarak” përbën krim në Rusi, gjë që me gjasë ndikon në shumë prej përgjigjeve.
Shërbimet ukrainase të emergjencës kanë zhvilluar një simulim të një katastrofe bërthamore në rajonin e Zaporizhjës, më 17 gusht, pas bombardimeve të vazhdueshme në vendndodhjen e uzinës më të madhe të energjisë bërthamore në Evropë.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka rritur numrin e ushtarëve dhe civilëve të gjymtuar. Qendrat e rehabilitimit u ndihmojnë të plagosurve rëndë t’i kthehen jetës normale dhe, në disa raste, ushtarët e gjymtuar edhe arrijnë të kthehen në detyrë për të luftuar.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
Nuk ka ilaçe të sigurta, dyqanet janë boshe, ndërsa flamujt rus shihen gjithkund. Këto janë përshtypjet e ukrainasve që kanë arritur të ikin nga jeta nën okupimin rus, në rajonin jugor ukrainas të Hersonit.
Shfaq më shumë