Një biznesmen, i njohur si “Kuzhinieri i Putinit”, është bërë i etur për gjak, sipas një aktivisteje të njohur ruse për të drejtat e të burgosurve.
Gazetarët e projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, i janë bashkuar një njësiti të ushtrisë së Ukrainës, që operonte një Panzerhaubitze 2000 të prodhuar në Gjermani, teksa obusi me rreze të gjatë veprimi hapte zjarr ndaj pozicioneve ruse.
Gjatë 21 ditëve të okupimit, një fermer në Ukrainë thotë se trupat ruse i shkaktuan dëme në vlerë prej 600.000 dollarësh në pronën e tij. Ai pohon se rreth 500 ushtarë rusë kanë pjekur pothuajse 100 lopë të tij për t’i ngrënë dhe i kanë vjedhur apo shkatërruar pajisje bujqësore.
Qoftë duke ofruar ndihmë psikologjike apo duke drejtuar tanke, gratë e ushtrisë ukrainase po luajnë rol të rëndësishëm në fushëbetejë, në luftën kundër Rusisë.
Ushtria e Ukrainës po e rrit përdorimin e dronëve për t’iu kundërvënë pushtimit nga Rusia. Këta dronë, që përdoren si për vëzhgim, ashtu edhe për sulme ajrore, me sukses kanë shkuar prapa vijës së armikut, duke ofruar koordinata të shënjestrave për sulme dhe duke lëshuar granata mbi tanket e rusëve.
Një djalë i vogël tregon nëpërmjet një video-ditari shtëpinë e djegur të gjyshes së tij në Mariupolin e okupuar nga Rusia, përderisa një grua thotë se rubla ruse e ka zëvendësuar hrivninë ukrainase në shumicën e shitblerjeve.
Shfaq më shumë