Ushtria e Ukrainës po e rrit përdorimin e dronëve për t’iu kundërvënë pushtimit nga Rusia. Këta dronë, që përdoren si për vëzhgim, ashtu edhe për sulme ajrore, me sukses kanë shkuar prapa vijës së armikut, duke ofruar koordinata të shënjestrave për sulme dhe duke lëshuar granata mbi tanket e rusëve.