Pamje satelitore të vendndodhjes së manastirit të Banjskës, në komunën e Zveçanit, në veri të Kosovës. Ministri i Brendshëm i Kosovës ka thënë se manastiri është “burim i sulmeve me armë zjarri” në zonën përreth. Si pasojë e sulmeve, një zyrtar i Policisë së Kosovës u vra të dielën në atë pjesë.
Një zyrtar policor është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës. Shkëmbimet me armë zjarri mes Policisë dhe sulmuesve janë duke vazhduar. Policia ka thënë se tre sulmues janë vrarë dhe një është arrestuar.
Një zyrtar i Policisë së Kosovës është vrarë të dielën në veri të Kosovës. Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku tre zyrtarë të tjerë janë plagosur. Autoritetet e Kosovës e kanë fajësuar Serbinë për vrasjen.
Një djalë 8-vjeçar, i cili ka pësuar djegie të 80 për qind të trupit të tij si pasojë e një sulmi ajror, është kthyer në shtëpinë e tij, pasi i është nënshtruar më shumë se 30 operacioneve në Gjermani.
Muzeu Shtetëror Qendror në Almaty, Kazakistan, po shfaq një koleksion të veprave të rralla të artit, armëve dhe bizhuterive që qeveria i kishte marrë në zotërim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Qëndresa Mustafa Kllokoqi, nga fshati Hajvali në afërsi të Prishtinës, la profesionin e gazetares për të cilin studio, dhe nisi rrugëtimin për të mësuar krijimin e veprave të artit me penj. Qëndresa, nënë e dy fëmijëve, këtë fushë të artit e mësoi vetë përmes videove në internet.
Një rrugë në Prishtinë u mbyll për vetura për të shënuar Ditën Botërore pa Makina. Disa qytetarë i gëzohen trafikut më të shkarkuar nga veturat, por të tjerë mendojnë se rrugët nuk duhet mbyllur pa alternativë qarkullimi.
Pas një ofensive të vrullshme ushtarake nga forcat e Azerbajxhanit në territorin e Nagorno-Karabakut, rreth 10.000 të zhvendosur po strehohen në bodrume, pa kushte elementare për jetesë, përderisa të tjerë janë grumbulluar në një aeroport, me shpresën që do të ikin në Armeni.
Janë shtatëmbëdhjetë kandidatë që duan të garojnë për të parin e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2024. Por, shumica kanë mbetur nën hijen e dy kandidatëve që janë përballur edhe në vitin 2020: presidentit aktual, Joe Biden, dhe ish-presidentit Donald Trump. Sondazhet i nxjerrin ata kokë më kokë.
Shfaq më shumë