Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit e kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi si marrëveshje fillestare për paqe, me synim për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme.
Edmir V. nga Beogradi e vizitoi Finlandën në prill. Ai ndërroi fluturim në Stokholm dhe thotë se, për shkak të sistemit të ri evropian të hyrje-daljeve, për pak sa nuk e humbi fluturimin e radhës, edhe pse kishte tri orë kohë ndërmjet dy fluturimeve.
Zyrtarë të lartë amerikanë kanë zbuluar hollësi të marrëveshjes kornizë me Iranin, e cila pritet të nënshkruhet zyrtarisht gjatë një ceremonie në Zvicër, më 19 qershor.
Dërgesat e para të naftës së papërpunuar iraniane në dy muaj janë nisur nga Ngushtica e Hormuzit, sipas firmës për gjurmimin e anijeve, TankerTrackers.com. Kjo ndodhi vetëm disa ditë para se zyrtarë të lartë iranianë dhe amerikanë pritet të nënshkruajnë një marrëveshje fillestare në Zvicër.
Bashkimi Evropian hapi procesin e bisedimeve për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë më 15 qershor pasi Qeveria e re e zgjedhur në Hungari hoqi pengesën e fundit për avancimin e procesit drejt bashkimit në bllokun prej 27 anëtarësh.
REL bisedoi me Gina Abercrombie-Winstanley, ish-diplomaten amerikane dhe aktualisht studiuesen e shquar në Këshillin Atlantik, e fokusuar në sigurinë dhe strategjinë e Lindjes së Mesme, për të analizuar se çfarë është arritur, çfarë mbetet e pazgjidhur dhe çfarë duhet të vëzhgojë bota më tej.
Këtë vit, Serbia u ka dhënë shtetësi katër herë më shumë rusëve sesa qytetarëve të të gjitha kombësive të tjera së bashku, disa prej të cilëve ishin nën sanksione ndërkombëtare, sipas një analize të Radios Evropa e Lirë. Kjo përbën sinjal alarmi për Bashkimin Evropian.
Disa persona të guximshëm kanë vazhduar që të flasin me gazetarët nga organizatat e huaja mediale, përfshirë Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, ndonëse pothuajse gjithmonë kanë kërkuar që të mbeten anonimë.
Raportet e fundit nga Irani sugjerojnë se një shtypje intensive ndaj opozitës politike brenda vendit, e cila nisi gjatë protestave masive në janar, po vazhdon ende.
Kina hapi në Sarajevë Qendrën Kërkimore për zhvillimin e konceptit “komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin”.
Një zjarr më 15 qershor, në mes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, është dëmi më i fundit që lufta ka shkaktuar në manastirin e vjetër të Kiev-Peçersk Lavra, që është monumenti më i famshëm fetar i kryeqytetit ukrainas.
Pjesë të manastirit ortodoks Kiev-Pechersk Lavra - më i rëndësishmi dhe i mbrojtur nga UNESCO-ja në Ukrainë, u përfshinë nga flakët gjatë një sulmi të madh rus me raketa dhe dronë. Së paku 11 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi 70 raketa dhe mbi 600 dronë goditën qytetet kryesore.
Shfaq më shumë