Kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Çdo 4 korrik amerikanët kudo që janë shënojnë Ditën e Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara. Kjo festë u shënua edhe në Bondsteel bazën kryesore amerikane në Kosovë. Para ushtarëve amerikanë, senatorja Joni Ernst, tha se Kosova është një mision i veçantë për ushtrinë amerikane.
Përkrahës të komunitetit LGBTI kanë marshuar në sheshet e Prishtinës në Paradën e Krenarisë, të organizuar për herë të pestë. Në këtë paradë u kërkua të respektohen të drejtat e këtij komuniteti si dhe të lejohen martesat mes gjinisë së njëjtë.
Në Gazimestan, serbët nga Kosova dhe rajoni shënuan Vidovdanin, duke përkujtuar betejën e Kosovës, të vitit 1389, mes serbëve dhe ushtrisë turke. Të pranishmit kënduan këngë patriotike dhe morën pjesë në një liturgji në Manastirin e Graçanicës dhe në një shërbesë të mbajtur në Gazimestan.
Jahja Prestreshi, një mësues nga fshati Mazgit në periferi të Prishtinës, ishte duke dhënë mësim në një nga shkollat e Obliqit, kur policia serbe e largoi atë nga puna në vitin 1990. Ky ishte vetëm fillimi i një dekade të vështirë për Prestreshin, i cili jetoi në dekadën e segregimit që kulmoi me lu
Qytetarët në Prishtinë dhe Beograd, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se Kosova dhe Serbia do të duhej të normalizonin raportet. Por, ata kanë mendime të ndryshme se çfarë do të sillte normalizimi.
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
Me moton “Me ju çlirimtarë”, të shtunën, më 12 qershor, është mbajtur aktiviteti protestues përmes artit, në mbështetje të tetë ish-pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitet 1998-99, u vranë mbi 1 mijë fëmijë. Shumë prej tyre u vranë dhe u gjymtuan edhe pas mbarimit të luftës, kryesisht nga minat dhe mjetet tjera shpërthyese. Të premten, më 4 qershor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit.
Shumë zona turistike në Kosovë kanë një nivel të lartë të ndotjes, që shkaktohet nga mbeturinat që lënë pas vetes vizitorët. Por, së fundmi një grup joformal i njohur si ‘Vullnetarët për Atdhe të Pastër’ është duke organizuar aksione të pastrimit në Kosovë dhe Shqipëri.
Rreth 20 persona në Prishtinë janë mbledhur para qeverisë për të shprehur përkrahjen e tyre ndaj shtetit të Izraelit pas shpërthimit të luftimeve mes këtij shteti dhe militantëve të Hamasit.
Ditëve të fundit është rritur interesimi i qytetarëve për të marrë vaksinë kundër COVID-19. Turma të shumta u panë së fundmi në qendrën e vaksinimit në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë. Por, një organizim i mirë vërehet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në qytetin e Vushtrrisë, ku deri më tani janë vak
Në kohën kur në mbarë botën është duke u shuar disiplina e kërkimit të specieve të reja, profesori i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Prishtinës, Halil Ibrahimi, gjeti një insekt të veçantë që jeton vetëm në Kosovë dhe i cili u bë i famshëm botërisht pasi u emërua.
Përkundër studimeve të shumta shkencore që tregojnë se vaksina AstraZeneca kundër kornavirusit është efektive, besimi në të ka rënë.
Të mërkurën në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër COVID-19. Këto masa, për dy javët e ardhshme, ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente, ndërsa gastronomia do të ofrojë vetëm shërbimet ‘merr me vete’ dhe ‘dërgesë me porosi’.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova po jep shembull për përfaqësimin e gruas në institucionet shtetërore. Osmani, është presidentja e dytë grua, pas Atifete Jahjagës dhe presidentja e pestë që prej shpalljes së pavarësisë.
Kosova ka aktualisht rreth 13 mijë raste aktive me COVID-19 dhe numri i personave të infektuar është duke u rritur dita-ditës. Klinika Infektive si dhe disa klinika të tjera në QKUK, nuk kanë më asnjë shtrat të lirë për pacientët me COVID-19.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka propozuar emrat e kabinetit qeverisës. Kurti tha se drejtësia, shëndetësia e arsimi kanë nevojë për reforma, por se sfida kryesore është pandemia e koronavirusit.
Deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë arritur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Ata do të bëjnë betimin dhe më pas do të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët e kuvendit.
Qindra punëtorë shëndetësorë nga Kosova, kanë shkuar në Kukës për të marrë vaksinat kundër koronavirusit. Imunizimi i grupit të parë të mjekëve nga Kosova është bërë me vaksinën AstraZeneca, me të cilën Shqipëria është furnizuar në muajin mars.
Shfaq më shumë