Sa persona janë infektuar me sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi, duke mos pasur simptoma? A janë imunë pacientët e shëruar nga një infektim i dytë? Nëse po, për sa kohë? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që studiuesit po mundohen t’u japin përgjigje.
Një grup i besimtarëve myslimanë janë falur në një shesh të Prishtinës si shenjë proteste për moshapjen e xhamive. Xhamitë ende mbesin të mbyllura si masë për t’u mbrojtur nga përhapja e sëmundjes COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi.
Në Kosovë ka nisur faza e dytë e lehtësimit të masave, të cilat u vendosën si pasojë e COVID-19 ku janë hapur shumë biznese si dhe linja të transportit. Po ashtu, edhe sportistët mund t’i fillojnë stërvitjet. Kjo fazë sipas Ministrisë së Shëndetësisë pritet të zgjasë deri më 1 qershor.
Në mënyrë që të respektohet distanca fizike, një çift nga Suedia ka hapur një restorant në një fushë ku ndodhet vetëm një tavolinë dhe ushqimi sillet me anë të një shporte të lidhur me litar nga kuzhina deri te tryeza.
Në pamundësi të takohen dhe të bëjnë iftar së bashku, Arnesa dhe nëna e saj Sanija nga Mitrovica kanë zgjedhur metodën virtuale për të bërë iftar së bashku, duke biseduar përmes kamerës së telefonit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk duhet nxituar me lehtësimin e masave sepse rihapja mund të rrezikojë një valë të dytë të infeksioneve me COVID-19. Përveç virusit shumë shtete të varfra po ballafaqohen edhe me mungesë të ushqimit.
Televizioni shtetëror rus ka transmetuar një raport prej 15 minutash, në lidhje me teoritë e pabazuara konspirative që miliarderi Bill Gates është përgjegjës për pandeminë e koronavirusit.
Shumë shtete në botë kanë filluar t’i lehtësojnë masat e izolimit ndërkohë që ilaçi Remdesivir në SHBA po jep efekte premtuese në shërimin e personave të prekur me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Më shumë se gjysma e botës tani është duke jetuar me kufizime, për shkak të masave për frenimin e koronavirusit. Tentimet fillestare për një ilaç premtues dhanë rezultate zhgënjyese, ndërsa testimet e para në njerëz për gjetjen e një vaksine të mundshme nisën në Evropë, në Mbretërinë e Bashkuar.
Kohën e izolimit, sopranoja kosovare, Arta Jashari, po e shfrytëzon për të përkthyer veprat e famshme të operës në gjuhën shqipe, në mënyrë që ta afrojë edhe më shumë publikun kosovar me artin e operës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla për gratë që janë shtatzëna në kohën e pandemisë së koronavirusit. Kjo organizatë po ashtu tregon se si duhet të veprojnë gratë e prekura nga sëmundja COVID-19, të cilat ushqejnë me gji fëmijët e tyre.
Tenori italian, Andrea Bocelli, ka kënduar në ambientin e katedrales së zbrazët Duomo në Milano, për nder të Festës së Pashkëve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla se si duhet të kujdesemi në shtëpi për personat që dyshohen apo janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Aleksandër Nilaj, themelues i një organizate joqeveritare në SHBA, bën shpërndarjen dhe dërgimin e qindra pakove ushqimore në Nju Jork për njerëzit që kanë mbetur pa para, si pasojë e krizës që ka shkaktuar sëmundja COVID-19.
Tenori kosovar Ramë Lahaj së bashku me sopranon Inva Mula kanë kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi gjatë pandemisë. Këtë e kanë bërë përmes këngës.
Infermierët dhe mjekët që po përballen me pacientët e infektuar me koronavirus, kanë nevojë për doreza, maska, mantele dhe mburoja të fytyrës për t’u mbrojtur nga infektimi. Por, mungesa globale e pajisjeve për mbrojtje për punëtorët shëndetësorë është një rrezik i madh.
Një banor i qytetit Mançester në Mbretërinë e Bashkuar ka argëtuar fëmijët që po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për shkak të masave që Qeveria britanike ka marrë për mospërhapjen e koronavirusit.
Kanë dy javë që po qëndrojnë në izolim. Si e kalon një ditë një arkitekte, një menaxher i marketingut dhe një instruktore e zumbas?
Shfaq më shumë