Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e parë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për këtë Kampionat, duke mposhtur Bullgarinë me rezultat 2:3. Kjo njëherësh ka qenë ndeshja ndërkombëtare e 14-të me radhë, që kombëtarja e Kosovës nuk është përballur me humbje, andaj reagimet kanë qenë të shumta.
Në Serbi ka nisur një fushatë në rrjetet sociale, e cila bën thirrje që në cilëndo bankënotë të mbishkruhet: Kosova është Serbi.
Pak orë pas deklaratave të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, se disa zyrtarë shtetërorë nga Kosova “kanë dalë nga mali”, në rrjetet sociale ka nisur një fushatë, si kundërpërgjigjje.
Korrigjim i “ri” kufijsh, ëndërr, dhe me raste edhe tallje, është konsideruar ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Thaçi flet për kufijtë.
Ambasada amerikane ka thënë ditë më parë se nuk do të ketë viza amerikane për zyrtarë nga Kosova, të përfshirë në rastet e dyshuara për krim dhe korrupsion.
Një ari që dyshohet se i kanë vrarë të vegjëlit ka shkaktuar dëme në një fshat të Prizrenit. Agjencia Pyjore e Kosovës ka marrë vendim për vrasjen e këtij ariu, pavarësisht pse Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka thënë se ky vendim është në kundërshtim me rekomandimet e komisionit të tij.
Pavarësisht zotimeve të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se autoritetet do të angazhohen për “qëndrueshmërinë biznesore dhe financiare të Telekomit të Kosovës”, qytetarët në rrjetet sociale kanë fajësuar pikërisht Qeverinë për siç kanë thënë shkatërrim të kësaj kompanie.
Një postim në rrjetin social, Twitter i ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, duke krahasuar historinë mes Kosovës e Serbisë dhe serialit të famshëm Game of Thrones ka nxitur reagime të shumta.
Njoftimi i autoriteteve të Kosovës për vdekjen e një punëtori në vendin e tij të punës në Mitrovicë, ka nxitur reagime të ndryshme në rrjete sociale, në shumicën e të cilave është bërë thirrje për më shumë siguri në punë.
Disa ditë pasi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar Ivan Teodosijeviq nga pozita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, janë shtuar reagimet kundër mohimit të krimeve të luftës që kanë ndodhur gjatë periudhës 1998-1999 në Kosovë.
Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se "ikjet kinse masive janë lajme të rreme që u shërbejnë interesave ruse në rajon".
Një vit pasi Kosova ka përmbushuar një nga obligimet e vendosura nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave, qytetarët kanë kërkuar përgjigjje nga blloku evropian se pse përmbushja e detyrave nuk ka qenë e dyanshme
Pas raportimeve në mediat vendore për qindra persona të punësuar vetëm brenda një viti në Telekomin e Kosovës, reagimet kanë qenë të shumta në rrjetet sociale.
Si është dukur Kosova më 1999? Disa vende i kemi vizituar sërish dhe dallimi duket se është i qartë.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar një vit pas dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi, duke u bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të kërkojnë përgjegjësi të plotë nga kushdo që e shkel ligjin.
Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë për të dënuar me tre vjet e gjysmë burgim , të akuzuarin për pjesëmarrje në një aksident rrugor që ka lënë të vdekura dy këmbësore një vit më parë në një nga rrugët e kryeqytetit, ka nxitur protesta para pallatit të Drejtësisë në Hajvali.
Shoqëria civile ka organizuar këtë javë protestë në Pejë, me arsyetimin se projekti i nënshkruar më 2013 nga kompania “Kelkos Energy”, së bashku me Komunën e Pejës, për ndërtimin e disa hidrocentraleve në Rugovë, do ta shkatërrojë natyrën në këtë zonë. Vetë kryetari i Komunës së Pejës e ka cilësuar
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon të insistojë që taksa prej 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës do të jetë në fuqi. Mirëpo mungesa e mallrave serbe nuk është duke u vërejtur në dyqanet e Kosovës. Prandaj thirrjet për bojkotim të këtyre produkteve janë shtuar
Shfaq më shumë