Tubimi në Kiev kundër politikave të presidentit, protesta në Bukuresht kundër vaksinimit dhe masave kundër COVID-19, dhe djegia e një stacioni policor pas akuzave ndaj një të dyshuari për përdhosje të Kuranit në Pakistan, janë disa prej ngjarjeve që ndodhën në rajonin nga ku raporton REL.
Ish-senatori amerikan, Bob Dole vdiq më 5 dhjetor 2021. Në vitin 1990, Dole ka udhëhequr një delegacion të SHBA-së në Kosovë, vizitë e cila, siç ka deklaruar më vonë në një postim në Twitter, “ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës”.
Ukraina dhe aleatët e saj nga NATO-ja kanë dhënë alarmin për lëvizjet e trupave ruse pranë kufijve të Ukrainës këtë vit, duke nxitur shqetësimet se një konflikt që po zihet në lindje të Ukrainës mund të shpërthejë në një luftë të hapur.
Më 4 dhjetor, në Beograd dhe disa qytete të tjera në mbarë Serbinë, qytetarët bllokuan rrugë dhe ura, për të kundërshtuar disa ndryshime ligjore, që thonë se favorizojnë kompanitë private dhe dëmtojnë mjedisin. Qytetarët po kundërshtojnë ndryshimet në Ligjin për Shpronësim dhe atë për Referendum.
Për të siguruar paratë që kontrabandistët ia kanë kërkuar për ta çuar në Angli, një emigrant kurd ka krijuar një restorant të improvizuar brenda një kampi, ku ofronte sanduiçë pule dhe çaj. Por, jetëgjatësia e biznesit të tij ishte e shkurtër, pasi policët në Francë e rrënuan vendin ku ai ndodhej.
Nga kriza me energji në Kirgizi, deri te protestat e minatorëve boshnjakë, gjendja e migrantëve në kufirin Bjellorusi- Poloni janë disa prej ngjarjeve që shënuan javën e shkuar dhe u dokumentuan nga Radio Evropa e Lirë.
Sheshet e Prishtinës më 28 nëntor u mbushën me flamuj kuq e zi dhe me simbole të tjera kombëtare. Shqiptarët më 28 nëntor festojnë Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit. Në sheshet e Prishtinës u panë edhe flamujt e shtetit të Kosovës.
Qindra qytetarë ndezën qirinj më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës. Më 26 nëntor, shoferi i autobusit dhe dy nxënës u vranë, teksa po udhëtonin për në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Fotografi të rralla nga luftimet në Jemen zbulojnë një luftë - e cila gjerësisht shihet si betejë në distancë ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit - që po zhvillohet kryesisht e pavërejtur në një botë të kapluar nga një mori krizash. (Përgatiti: Trim Haliti)
Të enjten e 25 nëntorit, në shumë vende të botës, mijëra gra - dhe burra - kanë marrë pjesë në protesta dhe marshe për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave.
Derisa qindra persona janë duke kaluar ditë të ftohta në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, në Poloni shumë qytetarë kanë protestuar në tentim për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës me migrantë.
Shfaq më shumë