Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka shkatërruar rreth 600 armë të shkurtra dhe të gjata. Këto armë ishin konfiskuar gjatë aksioneve policore. Ky aktivitet u bë në kuadër të Strategjisë të Kosovës për Kontrollin e Armëve për Zvogëlimin e Rrezikut nga Armët e Zjarrit dhe Eksplozivët.
Kryetari i Federatës se Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kombëtarja e Kosovës po punon fort që të kualifikimin në “Euro 2020”.
Fatmir Smani nga Prizreni është balerin që nga mosha 11-vjeçare. Ai ka arritur t’i mposhtë paragjykimet se ky profesion është vetëm për gjininë femërore.
Sanije Berisha nga Gjakova qe 21 vjet kërkon drejtësi për djalin e saj, Blerimin, i cili dyshohet se u vra nga ushtria serbe në tetor të vitit 1998, kur ishte 15 vjeç.
Blerta Bytyqi nga Prizreni, nënë e dy fëmijëve, është gruaja e parë që bart mbulesën dhe është kampione në garat me makina në Kosovë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me verifikimin e zarfeve me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia.
Vjosa Osmani, e cila ishte kandidate e LDK-së për kryeministre, në këtë intervistë për Radion Evropa e Lirë flet për koalicionin e ardhshëm qeverisës dhe për vazhdimin e dialogut. Osmani po ashtu thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do të kërkojnë ndryshimin e kufirit me Serbinë, si pjesë e një marrëves
Një çift nga periferia e Prishtinës jeton me vetëm 90 euro në muaj. Sipas Bankës Botërore në Kosovë, 18 përqind e popullsisë jeton me më pak se dy euro në ditë. Kosova konsiderohet si një nga vendet me të varfra në Evropë.
Erodita Tatlixhi nga Peja, ka tetë vjet që është trajnuese e kuzhinës në Qendrën për Aftësim Profesional. Ka disa javë, që ajo është duke ua mësuar gatimin personave me nevoja të veçanta. Ajo që bie në sy, është përshëndetja dhe raporti i saj me këta persona.
Me moton, “Për kon t’rreh zemra ”, pjesëtarët e komunitetit LGBTi (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor), mbajtën Paradën e Krenarisë në Prishtinë. Kjo është hera e tretë që ky komunitet ka mbajtur një paradë të tillë.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është bashkuar festës në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë, pasi rezultateve të para zgjedhore, të cilat tregojnë se kjo parti ka fituar 26 për qind të votave. Në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë shumë aktivistë dhe qytetarë të Prishtinës.
Në orët e pasdites është rritur numri i qytetarëve që kanë dalë në votime. Numër më i madh i qytetarëve është vërejtur edhe në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë
Në Kosovë dhe vende të tjera të Ballkanit shqetësim mbetet numri i madh i qytetarëve që emigrojnë apo duan të emigrojnë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Kandidati i koalicionit “Liria” për kryeministër të Kosovës, Nenad Rashiq në një intervistë për REL tha se serbët e Kosovës duhet të jenë nismëtarë të dialogut për pajtimin mes dy popujve. Rashiq, kandidati i parë dhe i vetëm serb për kryeministër të Kosovës flet edhe për kushtet në të cilat po e zh
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryeministres, Vjosa Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se nuk do të krijojë ndonjë koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës, por synon që të bashkëqeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje.
Termocentrali “Kosova e Re”, nuk do të ndërtohet sipas projektit aktual, nëse qeveria e ardhshme udhëhiqet nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Bilall Sherifi.
Lumturie Muhadri është referja e parë grua, e cila është e licencuar nga FIFA dhe drejton ndeshjet e super-ligës së meshkujve në Kosovë.
Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë premtuar se nëse kjo parti i fiton zgjedhjet, tarifa 100 për qind e vendosur për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë me shtetin serb.
Ulja e papunësisë deri në 15 për qind, është njëri nga premtimet e Partisë Demokratike të Kosovës. Anëtari i kësaj partie Memli Krasniqi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se gjatë mandatit katërvjeçar, rritja ekonomike do të jetë rreth 8 për qind.
Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni ndërmjet Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tregon për prioritetet e tij nëse zgjidhet kryeministër.
Shfaq më shumë