Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Numri i lindjeve me prerje cezariane në Kosovë po rritet, sidomos në spitalet private. Ky trend ndikohet nga disa faktorë, përfshirë pasigurinë e mjekëve për shkak të përgjegjësisë profesionale, kërkesat e pacienteve, si dhe mungesën e zbatimit praktik të udhërrëfyesve klinikë.
Në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, tre të akuzuarit për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit u deklaruan të pafajshëm për veprat “kërcënim i rendit kushtetues” dhe “kryerje e aktit terrorist”.
Pushtetet janë ndërruar, ashtu edhe komandantët, por ideja e ushtrisë ka mbetur. Në një skenë politike shpesh të përçarë, ndërtimi i Ushtrisë së Kosovës është një nga proceset e rralla që ka vazhduar pa u ndalur.
Një kapitull vendimtar për sigurinë e Kosovës po arrin fazën finale: Ushtria e Kosovës. Forca e Sigurisë së vendit nisi procesin e shndërrimit në ushtri me kapacitete të plota më 2018, përkundër shqetësimeve të NATO-s.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e përkufizon prerjen cezariane si një ndërhyrje kirurgjikale, që përdoret për të shpëtuar jetën e nënave dhe foshnjave kur komplikimet e bëjnë lindjen natyrale të rrezikshme.
Përdorimi i drogave në Kosovë po merr një dimension gjithnjë e më shqetësues: mosha e përdoruesve po bie. Ajo që dikur lidhej kryesisht me të rinjtë mbi 20 vjeç, sot prek edhe fëmijë të moshës 9 apo 10 vjeç.
Droga nuk është më vetëm problem i të rriturve në Kosovë - sot, edhe fëmijë të moshës 10-15 vjeç bien pre e përdorimit të substancave narkotike.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori ftesë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta përfaqësuar vendin në Bordin e Paqes për Gazën.
Viteve të fundit vërehet një rënie e lehtë e numrit të fëmijëve të braktisur në Kosovë. Jo sepse arsyet që i shtyjnë nënat drejt këtij vendimi janë zhdukur, por sepse numri i lindjeve ka rënë.
Gruaja e parë gjeneralmajor në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Irfete Spahiu, rrëfen për sfidat, përkushtimin dhe motivin që e ka mbajtur në shërbim të vendit për gati tri dekada. Për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon rrugëtimin e saj.
Gjatë viteve të fundit, janë realizuar investime në QKUK, përfshirë rinovime, shtretër të rinj dhe aparatura të avancuara, por ato duket se nuk kanë ulur ndjeshëm listat e pritjes.
Dy pacientë kanë humbur jetën brenda më pak se një muaji në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe familjarët pretendojnë se shkaku nuk ishte vetëm sëmundja, por infeksionet që i morën pikërisht aty ku kërkuan shërim.
Dhjetëra borde dhe agjenci kyçe në Kosovë po funksionojnë me boshllëqe ose janë pothuajse të paralizuara, për shkak të Kuvendit jofunksional që prej zgjedhjeve të 9 shkurtit. Mungesa e kuorumit ka bllokuar vendimmarrjen në institucione si KPM-ja, RTK-ja, dhe agjencitë rregullative.
Kuvendi i Kosovës dështoi më 19 nëntor të miratojë Qeverinë e re, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Shumë pacientë me kancer në Kosovë përballen jo vetëm me sëmundjen, por edhe me ankthin dhe pasigurinë gjatë trajtimit. Shumica nuk e dinë se në Klinikën e Onkologjisë në QKUK ekziston një psikologe klinike, që mund t’i ndihmojë të përballojnë sëmundjen dhe vendimet e vështira.
Në QKUK, pacientët me kancer jo gjithmonë marrin ndihmë profesionale nga psikologët klinikë, ndonëse ajo është e rëndësishme për përballimin emocional të sëmundjes.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti këtë javë se dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë pa dorëzimin e Millan Radoiçiqit.
Mali i Zi ka përjetuar një rritje të incidenteve të dhunshme kundër emigrantëve turq që nga fundjava, duke përfshirë vandalizëm, sulme fizike dhe kërcënime verbale për linçim. Pse po sulmohen turqit?
Gjysma e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së re të Kosovës ka kaluar, ndërsa në skenën politike të vendit mbizotëron paqartësia.
Shfaq më shumë