Ukrainasit vazhdojnë rutinën e tyre të përditshme, pavarësisht sulmeve ruse dhe dimrit të ashpër.
Vullnetarë nga e mbarë Evropa po montojnë dronë për Ukrainën në Bruksel. Nisma Krahët për Evropën ka bërë bashkë njerëz nga kombësi të ndryshme, të cilët kalojnë mbrëmjet dhe fundjavat e tyre duke ndërtuar dronë për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Bujar Tërstena)
Operatorët ukrainas të dronëve tokësorë bëjnë shaka, duke thënë se ndihen si fëmijë të mëdhenj që luajnë me vetura me telekomandë, por puna e mjeteve pa shoferë për t’i mbajtur funksionale trupat në vijën e frontit nuk është aspak lojë.
Në rajonin e Kievit, vullnetarët e forcës civile mbrojtëse përdorin mitraloza të rëndë për t’i zmbrapsur sulmet ajrore. Një njësit është i përbërë pothuajse tërësisht nga gratë, dhe është bërë i njohur si “Shtrigat e Buçës”.
Teksa luftimet përreth Pokrovskut po vazhdojnë, forcat ushtarake ruse po sulmojnë logjistikën ukrainase me dronë, me qëllim të shkatërrimit të rrugëve të furnizimit.
Nxënësit e rajonit Zaporizhja në Ukrainë po mësojnë në një rrjet të ri shkollash të ndërtuara në thellësi të tokës. Hapësirat në këtë rajon, që është në vijën e frontit, janë të dizajnuara për t’i mbrojtur nxënësit nga sulmet me raketa dhe bombardimet e vazhdueshme.
Një ditë pas lirimit të 123 të burgosurve politikë në Bjellorusi, disa prej tyre kanë folur për media prej një lokacioni të mbajtur sekret në Ukrainë.
Forcat ushtarake ruse po i afrohen Pokrovskes, fshat strategjik mes Donjeckut dhe Zaporizhjas.
Zelensky shkoi në Paris, me qëllim për t’i gjetur “kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, një ditë pas bisedimeve në Florida mes delegacioneve amerikane dhe ukrainase, të cilat, sipas të dyja palëve, ishin frytdhënëse.
Forcat ruse po tentojnë të kurthojnë ushtarët ukrainas brenda Pokrovskut, një qytet kyç në vijën e frontit në lindje të Ukrainës, duke ua ndërprerë rrugët përmes të cilave ata furnizohen dhe armatosen.
Rusia po vazhdon ta shënjestrojë infrastrukturën e energjisë në gjithë Ukrainën, duke i detyruar autoritetet të bëjnë reduktime për ta ruajtur rrymën.
Korrespodenti i televizionit Current Time – i Radios Evropa e Lirë – Borys Sachalko, u është bashkuar vullnetarëve ukrainas që janë duke u ndihmuar banorëve lokalë të evakuohen nga vija e frontit të luftës afër Kupjanskut, pozicion kyç, i cili është sulmuar ashpër nga forcat ruse.
Rreziku i shembjes së ndërtesave është aq i zakonshëm në Ukrainën e dërrmuar nga lufta, saqë shpëtimtarët dhe mjekët tani ofrojnë këshilla online për civilët që mund të gjenden në situata të ngjashme.
Një ekip i projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, iu bashkua një njësiti patrullues ukrainas në rrugët e dërrmuara nga lufta në Kostiantinivka, teksa forcat ruse po avancojnë drejt qytetit.
Një ekip i projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, kaloi një ditë me një njësit ukrainas zbulimi në vijën e frontit, në rajonin Dnipropetrovsk, në Ukrainë. Gazetarët shikuan teksa ushtarët lokalizuan një obus rus dhe e sulmuan me dron.
Ushtria ukrainase thotë se i ka penguar njësitet ruse të infiltrimit, të cilat kaluan një vijë mbrojtëse në veri të qytetit lindor të Pokrovskut.
Ukrainasit e kanë parë me ndjenja të përziera samitin mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin në Alaskë.
Duke folur me korrespondentin e Current Time, Borys Sachalko, në qytetin e vijës së frontit, Kramatorsk, ukrainasit e lodhur nga lufta ndanë mendime të ndryshme për takimin në Alaskë mes liderëve të SHBA-së dhe Rusisë, më 15 gusht.
Takimi i ardhshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit rus Vladimir Putin, i ka nxitur mediat dhe blogerët pro-Kremlinit të diskutojnë, jo vetëm për rezultatin e pritshëm, por edhe për vendin e zgjedhur.
Kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, të takohen këtë javë në Alaskë për të negociuar dhënien fund të luftës në Ukrainë, të shumtë janë ata që presin pakt. Ukrainasit nuk janë në mesin e tyre.
Shfaq më shumë