Derisa beteja e përgjakshme për qytetin e shkatërruar të Bahmutit dhe qytetin fqinj Çasiv Jar po vazhdon, ushtarët ukrainas dhe vullnetarët vazhdojnë të shpëtojnë civilët e bllokuar në zonën e konfliktit.
Xhenierët e një brigade sulmuese ukrainase rrezikojnë gjithçka për ta pastruar vijën e frontit nga minat e vendosura nga forcat ruse – dhe për t’i vendosur të tyret. Ata shpesh punojnë vetëm disa qindra metra larg pozicioneve ruse, duke u ekspozuar ndaj sulmeve potenciale.
Forcat ruse e kanë zënë rob ushtarin ukrainas, Yuriy Kuzminskiy, dhe shokët e tij në Ishullin e Gjarprit, më 24 shkurt 2022. Përgjatë nëntë muajve, Kuzminskiy ka thënë se është torturuar dhe është rrahur rregullisht.
Më 31 mars, Ukraina shënoi përvjetorin e parë të tërheqjes së forcave ruse nga Buça, që gjendet në periferi të Kievit. Pas më shumë se një muaj pushtim, trupat ruse lanë pas trupa të qindra civilëve të vdekur. Zyrtarët ukrainas dhe ata ndërkombëtarë i kanë quajtur krime lufte këto vdekje.
Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, rreth 2.000 të plagosur janë evakuuar nga vendi me avionë specialë që operohen nga Norvegjia dhe janë dërguar nëpër spitale në të gjithë Evropën. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë