Ushtarët ukrainas që luftojnë në vijën e frontit në Bahmut ndërrohen për një pushim dhe rikuperim shumë të nevojshëm përpara se të kthehen prapë në betejë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Në katedrale e kisha të rrënuara, në rrugë e llogore, të krishterët ortodoksë në Ukrainë festuan më 16 prill Pashkët.
Vullnetarët në qytetin ukrainas, Herson, po punojnë pa pushuar për të ndihmuar në rigjallërimin e qytetit dhe riparimin e shtëpive të banorëve. Duke e përshkruar atë si “qytet gjysmë të vdekur”, një banor tha se rindërtimi është sfidues dhe i rrezikshëm, pasi Hersoni ende po bombardohet nga Rusia.
Nxënësja ruse, Varvara Zholiker, është gjendur nën hetime policore, pasi publikoi një flamur ukrainas në rrjetet sociale. Një mësues e kishte raportuar atë në polici, ndërsa familja e saj po vazhdon të mbikëqyret nga autoritetet.
I pikturuar me ngjyra të ndezura, autobusi i përshtatur në një njësi evakuimi mjekësor dhe i pajisur me teknologji të lartë në Ukrainë, ka mundësuar trajtime shpëtimi për ushtarët e plagosur rëndë në vijën e frontit në Bahmut.
Ushtari i verbuar ukrainas, Vladyslav Yeshchenko, bashkëthemeloi “Let’s See The Victory” (Le ta shohim fitoren), një projekt bamirës që dëshiron të sjellë në Ukrainë një teknologji eksperimentale, e cila mund t’i ndihmojë atij dhe ushtarëve të tjerë të verbuar të shohin përsëri.
Mbrojtësit ukrainas vazhdojnë të mbajnë nën kontroll një rrugë jetike që lidh qytetin e rrënuar të Bahmutit me Çasiv Jarin aty pranë, ndërsa forcat e Moskës fitojnë më shumë terren në Donbas. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë