Lidhja mes mikut më të mirë të njeriut, qenit, dhe ushtarëve ukrainas, fiton një rëndësi edhe më të madhe, pasi ata ndajnë vuajtjet e luftës ndërsa shërbejnë në vijat e frontit në Ukrainën lindore. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ish-deputetja suedeze, Caroline Nordengrip, aktualisht vullnetare në këmbësorinë ukrainase, thotë se ka zgjedhur t’i bashkohet luftës kundër agresionit rus, sepse Ukraina është “një vend i mrekullueshëm”, për lirinë dhe paqen e së cilës ia vlen të rrezikohet.
Gjatë luftës së sovjetikëve në Afganistan, detyra e Serhiy Titunovit si ushtar ishte të gjente raketa Stinger të prodhimit amerikan, të cilat përdoreshin nga muxhahedinët. Tani, ai po lufton në anën e Ukrainës, duke shfrytëzuar përvojën e tij që t’i godasë vetë aeroplanët rusë.
Shfaq më shumë