Lufta në Ukrainë, shënimi i 77-vjetorit të Ditës së Fitores në Bukuresht nga Lufta e Dytë Botërore e mbajtja e Eurovisionit, këtu janë disa nga fotografitë më interesante nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, në vendet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Me synimin për të garuar në Kampionatin Botëror të Atletikës për nën 20-vjeçarët, që do të mbahet pas disa muajsh, disa atletë të rinj nga Ukraina po përgatiten në Shqipëri, ku janë zhvendosur për shkak të luftës së nisur nga Rusia në vendin e tyre.
Të armatosur me një arsenal ngjyrash, artistë grafitesh nëpër botë po protestojnë kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia, duke pikturuar art dhe murale provokuese rrugore kundër luftës.
A bleni ju rroba të përdorura? Nëse po, jeni duke shpëtuar shumë ujë dhe drunj. Nëse jo, shqyrtojeni si mundësi. Në këtë edicion të rubrikës Të flasim, Agnesa dhe Barbara na tregojnë pse kanë vendosur të blejnë kryesisht këso rroba dhe cilat janë përfitimet tjera, përveç atyre në ambient.
Një çift rus që jeton në Hungari, ka hapur dyert për refugjatët ukrainas që po ikin nga lufta. Edukatorja Anastasia Chukovskaya dhe bashkëshorti i saj, Aleksei Zelensky, kanë pritur më shumë se 30 veta në shtëpinë e tyre në Budapest dhe në studion muzikore. (Përgatitën: Besmir Nenaj dhe Arben Hoti)
Për një njësit ukrainas që shërben në rajonin e Harkivit, shpenzohen ditë të tëra duke i lëvizur pajisjet e rënda, duke dërguar njësi zbulimi për të lokalizuar objektivat ruse dhe duke gjuajtur me mortaja 120 milimetërshe. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
E tronditur nga vdekja e papritur e bashkëshortit, Shpresa Meta nga Gjakova vendosi t’i përveshej punës në kopsht. Pemët e perimet që dikur i kultivonin në masë të vogël familjarisht tani Shpresa synon t’i shesë te familjet e bizneset në komunitetin e saj.
Ngjarjet në Ukrainë sjellin në kujtesë fundin e viteve 1930 në Evropë, kur diktatori i atëhershëm gjerman, i krahut të djathtë, filloi të pushtonte fqinjët dhe të kryente mizori. Trupa të vrarë njerëzish në rrugë, atëherë dhe sot. Qytete të shkatërruara deri në pluhur, atëherë dhe sot.
Qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, gazetarët e RFE/RL-së dhe të Current Time kanë qenë në qendër të aksionit.
Nëna e Vyacheslav Yalovit, Maryna, 37 vjeçe, u vra në Donbas nga bombardimet ruse, teksa ata po ecnin bashkë për në shtëpi. Ai tani është zhvendosur në perëndim të Ukrainës, me dy vëllezërit më të vegjël dhe dy motrat më të vogla, të cilat ai planifikon t’i rrisë i vetëm.
Trego më shumë