Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat shqiptare të vrarë nga forcat serbe në vitin 1999 dhe më pas të varrosura në periferi të Beogradit, në vendin e quajtur Batajnicë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai dhe gruaja e tij, Melania, janë testuar dhe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa kanë filluar një fazë të vetizolimit. Ky lajm ngre shumë pikëpyetje për fushatën e rizgjedhjes së Trumpit pak kohë para zgjedhjeve të 3 nëntorit d
Në rajonin e shkëputur të Azerbajxhanit, Nagorno Karabak, civilët etnikë armenë detyrohen të jetojnë në fusha të hapura për të shpëtuar nga bombardimet që po bëjnë forcat e Azerbajxhanit.
Mijëra litra qumësht janë zbrazur në një rrugë të Prishtinës nga fermerët kosovarë. Këtë e kanë bërë në shenjë proteste, pasi janë të indinjuar me mosveprimet e Qeverisë së Kosovës për largimin e produkteve me vaj palme.
Kodi Civil që është përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, ka ngjallur shumë reagime në Kosovë sa i përket lejimit ose moslejimit të martesave të personave të gjinisë së njëjtë.
Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dhe zëvendësi i tij, Nasim Haradinaj, janë arrestuar në Prishtinë me urdhër të Prokurorisë Speciale me seli në Hagë.
Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është arrestuar të premten në zyrat e kësaj organizate në Prishtinë nga pjesëtarë të Misionit Evropian për Sundimin e Rendit dhe Ligjit (EULEX).
Një grup i qytetarëve në Prishtinë, kanë protestuar të mërkurën me thirrjet për reagim institucional me kohë ndaj rasteve kur gratë raportojnë dhunë ose keqtrajtim. Organizatorët thanë se përmes protestës kërkojnë drejtësi për gratë që janë viktima të dhunës dhe vrasjeve.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, palët duhet të bëjnë kompromise. Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe bashkëpunimit që ka SHBA-ja me Bashkimin Evropian, Kosnett t
Të dielën u zbulua busti i senatorit amerikan Bob Dole në Prishtinë, me rastin e 30-vjetorit të vizitës së delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të udhëhequr nga Dole në Kosovë në vitin 1990.
Më 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-‘99. Familjarët e personave të pagjetur thonë se kanë humbur shpresën se të afërmit e tyre do të gjinden ndonjëherë.
Më 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur. Në prag të kësaj dite, në Prishtinë u bënë bashkë shqiptarë dhe serbë që kanë familjarë të zhdukur që nga koha e luftës së viteve 1998-99.
Një monitorim i cilësisë së ajrit i kryer në Obiliq nga organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e ambientit, CEE Bankwatch dhe INDEP, ka konstatuar tejkalim enorm të nivelit të ndotjes nga Termocentralet Kosova A dhe Kosova B.
Shpërthimi që ndodhi në Bejrut më 4 gusht shkatërroi hotelin në të cilin çifti, Ahmad dhe Israa, do të mbanin dasmën e tyre. Nusja ishte duke bërë fotografi në momentin kur ndodhi shpërthimi, i cili deri më tani ka lënë mbi 140 persona të vdekur.
Banorët në Bejrut kanë filluar t’i pastrojnë shtëpitë e tyre pas shpërthimit të datës 4 gusht, derisa fotografitë nga satelitët tregojnë shkallën e shkatërrimit të portit të qytetit.
Kosova ka shumë pak kapacitete ujore, por po ndërton dhjetëra hidrocentrale. Banorët që jetojnë buzë rrjedhës së lumenjve, shprehen të dëshpëruar për faktin se po u shkatërrohen lumenjtë para syve.
Në lumin Llap, banorët po derdhin mbeturina dhe ujëra të zeza, duke e ndotur këtë resurs ujor.
Testimet në Universitetin e Oksfordit për vaksinën kundër koronavirusit kanë dhënë rezultate premtuese.
Komuniteti ndërkombëtar u ka bërë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të ndalin tensionet pas përleshjeve kufitare në Kaukazin Jugor, ku vdiqën 16 persona.
Shfaq më shumë