Kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Një vajzë 17-vjeçare ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë se si ka shkuar në Siri kur i kishte vetëm 14 vjeç. Nga martesa e dytë, ajo ka një fëmijë. E kthyer së bashku me mbi 100 kosovarë të tjerë, ajo thotë se do ta ketë të vështirë të integrohet në shoqëri.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja Madeleine Albright janë takuar me qytetarë, pas ceremonisë për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton tha në Prishtinë se Kosova është një ndër nderet më të mëdha të jetës së tij. Ai tha se ndihet krenar që ka ndihmuar në ndalimin e spastrimit etnik në Kosovë dhe për lirinë e këtij shteti.
Një ushtare kanadeze që i ka ndihmuar fëmijët kosovarë kur po shërbente si paqeruajtëse në vitin 1999, është kthyer përsëri për t’i takuar ata. Vuajtjet që atëbotë ajo i ka parë te fëmijët që sapo kishin dalë nga lufta, kanë pasur ndikim të madh në jetën e saj.
Gjykata e Lartë në Podgoricë e ka dënuar Vllado Zmajeviqin me 14 vjet burgim për krime lufte kundër civilëve në Zhegër të Gjilanit, në vitin 1999. Dy dekada më vonë, banorët e këtij fshati i kujtojnë me dhimbje të vrarët.
Luljeta Selimi jeton me dy fëmijët e saj në Prishtinë, por ata kanë edhe 17 qen të cilët janë pjesëtarë të pandashëm të kësaj familje. Luljeta merret me rritjen e racave të ndryshme të qenve që 35 vite.
Lumenjtë e Kosovës kanë nivel të lartë të ndotjes pasi në ta hidhet sasi e madhe e mbeturinave dhe derdhen ujërat e zeza. Organizatat që merren me mbrojtjen e ambientit paralajmërojnë degradim të mëtejmë të lumenjve nëse shteti nuk merr ndonjë masë.
Në Komunën e Kamenicës janë mbledhur qindra persona në rrugën kryesore për të ngrënë iftar së bashku. Ky iftar është organizuar nga Bashkësia Islame e Kamenicës, komunës dhe me ndihmën e bizneseve lokale.
Në afërsi të Prizrenit jeton Xhemile Susuri, 109-vjeçare, së bashku me djalin, nipat dhe stërnipat e saj. Që nga mosha 18 vjeçe ka filluar të agjërojë Ramazanin, dhe asgjë nuk ka mundur ta ndalë atë që nga ajo ditë.
Në rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, shumica nga studentët e anketuar janë përgjigjur se nuk e ndjejnë veten të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në shtetet e BE-së, edhe pse jetojnë në të njëjtin kontinent.
Kosova është para një sfide se si t’i riintegrojë mbi 100 personat që janë kthyer nga Siria. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Koordinatori Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit Fatos Makolli, ka thënë se nuk duhet krijuar panik sepse të kthyerit nuk paraqesin rrezik.
Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq, me një grup bashkëpunëtorësh, në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ka kaluar në këmbë kufirin Kosovë-Serb, në shenjë proteste ndaj ndalimit nga organet e sigurisë së Serbisë, të anëtarëve të partisë së tij.
Disa gra dhe fëmijë që janë kthyer nga Siria të shtunën në mëngjes kanë filluar t’i bashkohen familjeve të tyre në Kosovë. Radio Evropa e Lirë filmoi disa raste të bashkimit të familjeve.
Të premtën në mesnatë janë kthyer 110 persona nga zonat e luftës në Siri. Ata po qëndrojnë në qendrën e azil-kërkuesve në Vranidoll. Disa prej tyre kanë pritur në vizitë familjarët që nuk i kishin takuar prej shumë vitesh.
Në orët e vona të së premtes, 110 kosovarë janë kthyer në Kosovë nga Siria . Katër të kthyer janë luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, ndërkohë që sipas institucioneve të Kosovës edhe 87 kosovarë vazhdojnë të mbesin në Siri.
Disa kosovarë, përfshirë gra dhe fëmijë, që kanë qenë në zonën e konfliktit në Siri, janë kthyer të premten mbrëma në Kosovë. Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, tha se operacioni i planifikuar është kryer me sukses.
Imami nga Peja, Drilon Gashi, ka thënë se teoria e evolucionit mbi prejardhjen e njeriut është e vërtetuar nga shkencëtarët. Për këtë deklaratë, Bashkësia Islame e ka suspenduar Gashin. Teoria e evolucionit refuzohet edhe nga besimtarët myslimanë, edhe ata të krishterë, të cilët besojnë se Zoti e ka
Qindra qytetarë të Kosovës udhëtuan me tren drejt fshatit që lidhë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, për të kujtuar atë që përjetuan mbi 400 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët u dëbuan nga shtëpitë e tyre në vitin 1999.
Shumica e të rinjve të Pejës e shohin turizmin si mundësi për zhvillim ekonomik të qytetit të tyre, por edhe si mundësi për punësim. Ndërsa një pjesë, është kritike ndaj qeverisjes duke thënë se ky qytet nuk ofron perspektivë për të rinjtë
Projektligji i miratuar në Kuvendin e Kosovës, që ndalon funksionimin e lojërave të fatit për 10 vjetët e ardhshme në territorin e Kosovës, është kundërshtuar nga pronarët e këtyre biznese. Mirëpo qytetarët thonë se ky ishte i domosdoshëm.
Shfaq më shumë