Si pasojë e sulmeve të reja kundër Ukrainës, më 14 janar, Rusia ka shkatërruar një ndërtesë nëntëkatëshe banimi në qytetin e Dnjipros, duke lënë të vdekur nëntë persona dhe duke plagosur dhjetëra tjerë. Të tjerë besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Një kultivues palestinez dredhëzash, pas ballafaqimit me mungesën e ujit në Bregun Perëndimor, të okupuar nga Izraeli, ka gjetur një metodë të re të ujitjes, e cila, thotë ai, ka rezultuar mjaft e dobishme për shëndetin e të mbjellave.
Turmat e grumbulluara të përdoruesve të varur nga droga në krahinën jugperëndimore të Nimrozit në Afganistan, ilustrojnë krizën në rritje nga përdorimi i opiumit dhe heroinës në vend.
Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë ka vizituar Institutin e Zemrës në Kiev, ku kirurgët vazhdojnë të kryejnë operacione për shpëtim jete, pavarësisht ndërprerjeve të energjisë elektrike.
Një çift ukrainas dëgjoi vetëm zërin e të birit përmes një videoje që shfaqte ushtarët e kapur nga forcat ruse në Mariupol. Prindërit nga Ukraina janë në kërkim të djalit të tyre që kur ai dërgoi mesazhin e fundit, më 17 maj, ditën kur u dorëzuan trupat që mbronin fabrikën e çelikut Azovstal.
Ndonëse lufta në Ukrainë i ka detyruar rreth 500.000 fëmijë të largohen jashtë vendit, shumica dërrmuese kanë gjetur një mënyrë për të vazhduar shkollimin. Efektet e traumave të luftës me Rusinë janë të shumta, teksa rreth 75 për qind e fëmijëve ukrainas llogaritet se kanë pësuar dëme psikologjike.
Vetëm një pjesë e vogël e popullsisë sa ishte para luftës vazhdon të jetojë në fshatin Orihiv, në rajonin e Zaporizhjës, në Ukrainë. Vendbanimi ndodhet afër vijës së frontit dhe është cak i bombardimeve të përditshme nga forcat ruse.
Një garazh në Kiev po ua zgjat jetën veturave të vjetruara si automjete luftarake për ushtrinë e Ukrainës, duke mbuluar mungesën e furnizimeve, teksa lufta kundër sulmeve të Rusisë po vazhdon.
Valon Kuqica është një i ri nga Drenasi - pjesa qendrore e Kosovës - që me “dashuri për punën dhe seriozitet” thotë se krijoi një biznes të suksesshëm për shitjen e pemëve dhe perimeve.
Teksa luftimet po vazhdojnë në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, forcat ruse përreth qytetit të Bahmutit thuhet të jenë të dërrmuara. Trupat ukrainase po mbështeten në operacionet e tyre të vëzhgimit ajror, për të gjurmuar lëvizjet e armikut.
Gratë nëpër Afganistan po vazhdojnë t’i kundërshtojnë vendimet e fundit të talibanëve, që ua kufizojnë femrave mundësitë për arsimim dhe punësim. Pavarësisht qortimeve ndërkombëtare, talibanët nuk duken të gatshëm t’i tërheqin vendimet.
Rusia nisi një pushtim të shkallës së gjerë në Ukrainë; vdekja e një gruaje 22-vjeçare sa ishte në mbajtje policore nxiti protesta masive nëpër Iran; Mbretëria e Bashkuar i tha lamtumirë monarkes së saj më jetëgjatë në fron. Këto janë disa prej ngjarjeve kryesore që karakterizuan vitin 2022.
Shfaq më shumë