Diplomatë perëndimorë,
me në krye të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun
Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, vizituan të premten kryeqytetet e këtyre dy
vendeve. Gjatë takimeve të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe
presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ata biseduan për propozimin e BE-së
për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.