Shtatë civilë ukrainas, në mesin e tyre një grua me nevoja të veçanta dhe një vajzë 5-vjeçare, u evakuuan nga vullnetarët më 13 janar nga Paraskovijivka, një fshat i cili ndodhet rreth 5 kilometra larg Soledarit, ku po zhvillohen luftime të ashpra.
Aktivistja suedeze për mjedisin, Greta Thunberg, u arrestua së bashku me një grup personash, gjatë një proteste në fshatin gjerman, Lytzerat. Aktivistët po protestonin kundër zgjerimit të një miniere qymyri në këtë fshat.
Në Jakutsk, në Siberinë lindore të Rusisë, rreth 450 kilometra në jug të rrethit arktik, shërbimet lokale të motit paralajmërojnë se temperaturat mund të bien deri në minus 62 gradë celsius.
Qindra mijëra myslimanë u mblodhën për t’u falur bashkë në qytetin Tongi, në Bangladesh, në kuadër të Kongregacionit Global (apo Bishwa Ijtema, në gjuhën lokale), i cili përbën tubimin e dytë më të madh të myslimanëve në botë, pas haxhillëkut në Mekë.
Së fundi, Rusia ka përqendruar vëmendjen te qyteza ukrainase e Soledarit, të cilën pretendon se tashmë e kontrollon. Kjo është kundërshtuar nga Kievi, që thotë se po vazhdojnë luftimet për pjesën lindore.
Si pasojë e sulmeve të reja kundër Ukrainës, më 14 janar, Rusia ka shkatërruar një ndërtesë nëntëkatëshe banimi në qytetin e Dnjipros, duke lënë të vdekur nëntë persona dhe duke plagosur dhjetëra tjerë. Të tjerë besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Një kultivues palestinez dredhëzash, pas ballafaqimit me mungesën e ujit në Bregun Perëndimor, të okupuar nga Izraeli, ka gjetur një metodë të re të ujitjes, e cila, thotë ai, ka rezultuar mjaft e dobishme për shëndetin e të mbjellave.
Turmat e grumbulluara të përdoruesve të varur nga droga në krahinën jugperëndimore të Nimrozit në Afganistan, ilustrojnë krizën në rritje nga përdorimi i opiumit dhe heroinës në vend.
Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë ka vizituar Institutin e Zemrës në Kiev, ku kirurgët vazhdojnë të kryejnë operacione për shpëtim jete, pavarësisht ndërprerjeve të energjisë elektrike.
Një çift ukrainas dëgjoi vetëm zërin e të birit përmes një videoje që shfaqte ushtarët e kapur nga forcat ruse në Mariupol. Prindërit nga Ukraina janë në kërkim të djalit të tyre që kur ai dërgoi mesazhin e fundit, më 17 maj, ditën kur u dorëzuan trupat që mbronin fabrikën e çelikut Azovstal.
Ndonëse lufta në Ukrainë i ka detyruar rreth 500.000 fëmijë të largohen jashtë vendit, shumica dërrmuese kanë gjetur një mënyrë për të vazhduar shkollimin. Efektet e traumave të luftës me Rusinë janë të shumta, teksa rreth 75 për qind e fëmijëve ukrainas llogaritet se kanë pësuar dëme psikologjike.
Vetëm një pjesë e vogël e popullsisë sa ishte para luftës vazhdon të jetojë në fshatin Orihiv, në rajonin e Zaporizhjës, në Ukrainë. Vendbanimi ndodhet afër vijës së frontit dhe është cak i bombardimeve të përditshme nga forcat ruse.
Shfaq më shumë