Të paktën 112 ushtarë nga rajoni Burjatia, në Lindjen e Largët të Rusisë, janë vrarë në Ukrainë, që nga shkurti, sipas grupit kundër luftës, Fondacioni Burjatia e Lirë. Megjithatë, shumë prej njerëzve në këtë rajon mbështesin pushtimin e Ukrainës.
Një ushtar 25-vjeçar rus ka publikuar një video-ditar të kohës së kaluar në Ukrainë, ku ai dhe shokët e tij shihen duke shtënë ndaj pozicioneve ukrainase dhe duke kërcyer në banesa të okupuara. Më vonë, ai vajton: “Kemi pasur shumë humbje”. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)