Senatori demokrat i Virxhinias, Tim Kaine, dhe guvernatori republikan i Indianas, Mike Pence, kanë zhvilluar debatin e parë dhe të vetëm televiziv, në cilësinë e kandidatëve për nënpresident të Shteteve të Bashkuara. Ata janë përplasur për disa çështje, e sidomos rolin e Rusisë.