Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, tha se fitorja e ushtrisë së tij në Alepo do të ishte një “hap i madh” drejt fundit të luftës civile në vend. Ai përjashtoi mundësinë për armëpushim, derisa ushtria e tij vazhdon ofensivën.
Autoritetet e Serbisë kanë paralajmëruar bisedime me NATO-n, më 14 dhjetor në Bruksel, në lidhje me hapësirën ajrore të Kosovës. Zyrtarët e NATO-s thanë se do të bisedojnë me autoritetet serbe për normalizimin e gjithë hapësirës ajrore në rajon. Ndërkaq, në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës thonë se gjasat që Serbia të marrë nën kontroll këtë hapësirë, janë zero.
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje ta çrrënjosin terrorizmin me rritje të fuqisë ushtarake, në një referencë që ishte e drejtuar në pasardhësin e tij, presidentin e zgjedhur Donald Trump.
Rusia dhe Kina i kanë vënë veto rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 5 dhjetor, rezolutë kjo e nxitur nga fuqitë perëndimore dhe që bën thirrje për armëpushim shtatë ditor në qytetin sirian, Alepo.
Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, dha dorëheqje pasi pranoi humbjen në referendumin për reformim të Kushtetuës. Lajmi ka bërë që euro të bie për pak kohë, por ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë rrezikon të futet në krizë më të thellë, si ekonomike, ashtu edhe politike.
Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, pranoi humbjen në referendumin për reforma kushtetuese, të thirrur nga vetë ai.
Kandidati i Partisë së Lirisë që konsiderohet e ekstremit të djathtë në këtë vend anëtar të Bashkimit Evropian ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se e pranon që nuk ka siguruar votat për t’u bërë president i vendit.
Kontinenti evropian po vëzhgon me kujdes dhe me jo pak shqetësim procesin zgjedhor që po zhvillohet të dielën në dy vende anëtare të Bashkimit Evropian.
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka biseduar me telefon me presidentin e Tajvanit, duke ndërprerë një praktikë diplomatike amerikane prej katër dekadash dhe duke rrezikuar një çarje të madhe në lidhjet me Kinën.
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka vendosur që një gjeneral i pensionuar i marinës amerikane i njohur si person që flet hapur dhe për fitore në beteja të Irakut dhe Afganistanit të jetë Sekretari i ri për Mbrojtje.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbajtur të enjten fjalimin vjetor, drejtuar kombit. Putin tha se Rusia është e gatshme të tejkalojë vështirësitë dhe problemet me të cilat ballafaqohet, dukë këmbëngulur se: "Ne jemi një popull, i bashkuar".
E gjithë lufta civile në Siri tani është përqendruar në Alepo. Në lindje të qytetit, sidomos, janë të bllokuar mijëra civilë, të cilët nuk kanë mjete për të mbijetuar edhe shumë kohë. Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, me një mesazh prekës, u ka kërkuar fuqive botërore që të veprojnë për hir të humanizmit.
EULEX-i e mbështetë Ministrinë e Drejtësisë për rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në shërbimet korrektuese.
Mitt Romney, dikur një nga kritikët më të ashpër të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, ka realizuar edhe një takim me liderin e ardhshëm amerikan në New York.
Zyrtarët në shtetin Uiskonsin të SHBA-së po përgatiten të nisin rinumërimin zyrtar të votave presidenciale më 1 dhjetor. Kërkesë për rinumërim ka edhe në Pensilvani. Por, presidenti i zgjedhur, Donald Trump, e ka mbrojtur fitoren.
Një avion që transportonte 81 veta, përfshirë një ekip brazilian të futbollit, është rrëzuar gjatë fluturimit për në qytetin Medellin të Kolumbisë. Policia tha se pesë veta i kanë mbijetuar aksidentit, ndërsa të tjerët në bord kanë vdekur.
Në Shtetet e Bashkuara, vdekja e Fidel Castros ka risjellë në vëmendje politikën amerikane ndaj Kubës dhe ka nxjerrë në pah dallimet e mprehta në pikëpamje midis presidentit në largim, Barack Obama, dhe presidentit të zgjedhur, Donald Trump. A do ta vazhdojë Trump politikën e përafrimit me Kubën?
Në Kosovë sot po shënohet 28 Nëntori, Dita e Flamurit shqiptar që shënon edhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Francois Fillon do të jetë kandidati konservator në zgjedhjet presidenciale të Francës, më 2017, pasi rivali i tij, Alain Juppe, ka pranuar humbjen.
Fidel Castro, lideri revolucionar i Kubës, i cili e ka udhëhequr këtë ishull me regjim komunist për afro gjysmë shekulli, ka vdekur në moshën 90-vjeçare, ka njoftuar vëllai i tij, Raul Castro, president i Kubës.
Shfaq më shumë