Kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Për të frenuar përhapjen e koronavirusit, disa Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë në hyrje, kanë vendosur tunele dezinfektuese. Qytetarët i kanë mirëpritur këto veprime dhe konsiderojnë se ato do të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes se koronavirusit.
Sallat e Teatrit Kombëtar të Kosovës janë boshe, si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri, por ky institucion nuk e ka ndalur punën dhe shfaqjet po i transmeton drejtpërsëdrejti në rrjete sociale. Aktori Adrian Morina i fton qytetarët që t’i shikojnë shfaqjet në kohën sa ata janë në izolim.
Pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Prishtinë, autoritetet kanë marrë vendim për futjen e kryeqytetit të Kosovës në karantinë. Hyrjet dhe daljet do të jenë të ndaluara ashtu sikuse edhe grumbullimi i më shumë se dy personave afër njëri -tjetrit.
Sheshet kryesore në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, janë bllokuar për qarkullim nga Policia e Kosovës, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Komuna e Mitrovicës së Veriut, që nga ora 18:00 e ditës së premte, më 3 prill, është në karantinë. Një vendim të tillë e ka sjellë Shtabi i krizës për luftë kundër koronavirusit i kësaj komune në veri të Kosovës.
Kanë dy javë që po qëndrojnë në izolim. Si e kalon një ditë një arkitekte, një menaxher i marketingut dhe një instruktore e zumbas?
Para shfaqjes së koronavirusit të ri, Arineta Mula rregullisht është marrë me vrapim dhe ngjitje malore. Njëjtë si shumica prej nesh, edhe Arineta po qëndron në shtëpi prej nga ka gjetur një mënyrë interesante për t’i ndihmuar njerëzit që të mos mërziten në shtëpi.
Për shkak të mungesës së maskave mbrojtëse në treg, disa gra të burgosura në burgun e Lipjanit kanë nisur t’i qepin ato në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit nëpër burgje.
Pas vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes si masë e re në luftën kundër koronavirusit, rrugët e Prishtinës janë të zbrazëta. Qytetarët kanë filluar ta zbatojnë këtë vendim që të mos dalin në qytet gjatë orëve kur është e ndaluar.
Ushtria e SHBA-së ka vënë në dispozicion për autoritetet shëndetësore dy anije-spitale me nga 1,000 shtretër secila. Spitalet në SHBA mund të hasin në mungesë të shtretërve nëse numri i të prekurve me koronavirus vazhdon të rritet.
Refugjatët sirianë në kampe të ndryshme, sidomos në Lindje të Mesme janë të frikësuar nga përhapja e kornavirusit. Ata thonë se nuk kanë kujdes shëndetësor. Shqetësim për këtë ka ngritur edhe Organizata Botërore Shëndetësisë.
Konviktet e studentëve në Prishtinë janë kthyer në karantinë për qytetarët e Kosovës që kthehen nga vendet perëndimore. Kjo qendër ka 1,700 shtretër të gatshëm për t’u përdorur për izolim të të kthyerve.
Shumë qytetarë në Prishtinë dhe qytete tjera kanë bërë zhurmë dhe kanë goditur enë të ndryshme nga ballkonet e tyre për të protestuar kundër krizës së fundit qeveritare. Ata kanë kërkuar nga qeveritarët që t’i lënë anash dallimet dhe të koncentrohen në luftimin e përhapjes së koronavirusit.
Shumë qytetarë në Prishtinë dhe qytete tjera kanë bërë zhurmë dhe kanë goditur enë të ndryshme nga ballkonet e tyre për të protestuar kundër krizës së fundit qeveritare. Ata kanë kërkuar nga qeveritarët që t’i lënë anash dallimet dhe të koncentrohen në luftimin e shpërndarjes së koronavirusit.
Autoritetet në Kosovë konfirmuan më 13 mars, dy raste pozitive me koronavirusin e ri. Vetëm një ditë pas, rrugët e Prishtinës duken të boshatisura dhe ata pak persona që kanë dalë, kanë vendosur maska mbrojtëse.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i bindur që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur një marrëveshje sekrete me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, heqja e tarifës 100 për qind nuk po kërkohet që të nisë dialogu, por për t’u përmbyllur, me siç tha ai “një marrëv
Në Prishtinë është mbajtur marshi tradicional “Marshojmë S’festojmë” nën organizimin e Rrjetit të Gruas, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për të drejtat e grave, barazisë gjinore, shoqërore dhe ekonomike.
Gjatë një viti, në Kosovë janë vrarë tetë persona nga armët e policëve. Një nga rastet me të rënda ndodhi në Gjilan kur një police vrau katër anëtarët e familjes e në fund edhe veten. Rastet e shumta të vrasjeve nga policët kanë nxitur debate nëse policët kanë trajtim të duhur psikologjik.
Ligji për kontrollin e duhanit, i miratuar në prill të vitit 2013, nuk po respektohet në shumicën e lokaleve në Prishtinë, por edhe në qytetet tjera. Qeveria ka premtuar se do ta rrisë numrin e inspektorëve nga 40 në 400.
Shfaq më shumë